Kohët e fundit ka patur një rritje të rasteve të zjarrit në banesat e qytetit të Korçës. Sipas shërbimit zjarrfikës në Bashki kjo vjen nga mospastrimi i oxhaqeve dhe kontsruksionet prej druri të çative.
Përkeqësimi i motit, shoqëruar me reshje bore dhe temperatura të ulëta, ka shtuar rastet e djegies së banesave në qytetin e Korçës.
Pjesa me e madhe e familjeve korçare ngrohen me dru, çfarë rrit rrezikun e rënies së zjarreve aksidentale, kryesisht në shtëpitë private.
Neglizhenca e qytetarëve për të pastruar herë pas here oxhakët si dhe konstruksionet prej druri të çative, kanë qenë shkaqet më të shpeshta të zjarreve sipas shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Korçës.
Koço Cicko, shef i shërbimit zjarrfikës: Oxhaqet duhen pastruar sa herë fillon periudha e dimrit, sidomos në shtëpitë private, sepse ato bëhen burim zjarri që mund të jetë edhe katastrofik, që mund t’u marrë edhe pronën.
Parkimi i gabuar i mjeteve në rrugicat e lagjeve historike është një problematike që vështirëson ndërhyrjen në kohë të mjeteve zjarrfikëse, sidomos gjatë natës dhe që nuk po gjen zgjidhje.
Koco Cicko, shef i shërbimit zjarrfikës: Në rrugicat e ngushta të qyteti kemi problem për të lëvizur sidomos në drejtim të parkimit të mjeteve që na vështirëson lëvizjen sidomos kur zjarret bien natën.
Zjarret e rëna nëpër banesat e qytetarëve kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. /abcnews.al