“Ngrin” Reforma Zgjedhore: Kalon gjysma e afatit, asnjë çështje e zgjidhur

15:23 | 18/02/202015:230

Kur ka skaduar më shumë se gjysma e kohës në dispozicion për përfundimin e reformës zgjedhore, palët politike nuk kanë arritur në asnjë produkt.

Burimë për ABC News, saktësojnë se ato pak takime mes ekspertëve të partive, nuk kanë arritur marrëveshje për asnjë çështje. Dialogu nisi publikisht në 14 janar dhe do të duhej të mbyllej në 15 mars, por sipas burimeve ky afat tashmë është në rrezik.

Në nisje të punës, grupimi politik vendosi në tryezë 13 çështje, nga të cilat 8 duhet të gjenin zgjidhje deri në 15 shkurt, por siç saktësojnë burimet asnjë nen i Kodit Zgjedhor nuk është rishkruar me dakordësi mes palëve.

Arsyeja e parë është kërkesa e opozitës për Qeveri teknike përpara zgjedhjeve, që është refuzuar kategorikisht nga mazhoranca. Kjo pengon ecjen përpara, pasi Kodi duhet të shkruhet ndryshe nëse pranohet qeveria kujdestare.

Por palët nuk kanë rënë dakord as për çështje të vogla. Mazhoranca kërkon që zgjedhjet të zhvillohen brenda një muaji, ndërsa opozita propozon që periudha zgjedhore të jetë për pranverën 1 prill-15 maj dhe për vjeshtën, 1 shtator-15 tetor.

Po ashtu, mazhoranca kërkon që partitë të jenë të detyruara të kenë 50 % gra në listat për deputetë, ndërsa opozita nuk është dakord.

Financimi i partive nuk është dakordësuar as brenda opozitës. PS ka rënë dakord për një kufizim të parave që mund të përdoren në fushatë, ndërsa një lloj si  LSI, as mazhoranca nuk bie dakord për propozimet e PD-së për financim të fushatave zgjedhore 100 % nga buxheti i shtetit.

Shqetësim për Partinë Demokratike ka shënuar edhe fakti që OSHEE zotëron një listë të saktë adresash të votuesve. Për këtë çështje, Oerd Bylykbashi i ka dërguar një email me 30 pyetje Damian Gjiknurit.

Nëse plani do të ishte respektuar, që në  3 shkurt palët duhet të ishin dakordësuar për çështjet që lidhen me barazite gjinore, regjistrimin e subjekteve, dhe periudhen zgjedhore.

Në 5 shkurt duhet të ishin zgjidhur cështje të listatve të zgjedhësve dhe votimit  fiktiv të emigrantëve, ndërsa në 10 shkurt duhet të ishin gjetur zgjidhje për goditjen e krimeve zgjedhore, të ishin marrë masa shtesë për dekriminalizimin, të ishin zgjidhur çështjet e financimit të partive, apo për parandalimin e abuzimit me burimet shteterore dhe administraten publike ne periudhen zgjedhore./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono