Kylian Mbappe do të donte të provonte një eksperiencë të re sezonin tjetër dhe më parë është raportuar në media se i ka kërkuar PSG-së që të mendojë për shitjen e tij në verë.
Sigurisht kampionët e Francës nuk mund të tërhiqen kaq lehtë nga shërbimet e lojtarit që konsiderohet si nga më të mirët në botë. Kështu prej kohësh kanë nisur edhe bisedimet për rinovimin.
“L’Equipe” shkruan se së fundmi PSG i ka ofruar sulmuesit një pagë që kap shifrën e 30 milion eurove në sezon, e pakrahasueshme me atë që mund t’i ofrojë çdo klub për momentin.
Real Madrid dhe Liverpool as që i afrohen, pasi do të duhet të paguajnë edhe për kartonin e Mbappe. PSG është në kushte të tjera dhe po bën çmos që ta bindë për të nënshkruar, kurse sulmuesi nga ana tjetër kërkon garancitë e duhura. /abcnews.al