Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ngremë zërin për padrejtësitë që po i bëhen bijve të Kosovës”, Moisiu: Akuzat të fabrikuara në qarqet e errëta serbo-ruse

schedule17:35 - 17 Tetor, 2025

schedule 17:35 - 17 Tetor, 2025

Akuza të fabrikuara qarqet e errëta serbo ruse, i ka konsideruar ish presidenti Alfred Moisiu akuzat e ngritura në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK.

Në fjalën e tij në protestën në mbështetje të tyre në Tiranë, ish presidenti Moisiu tha se sot ngrejmë zërin ndaj padrejtësive që po I bëhen bijve të Kosovës

“Të dashur qytetarë të Tiranës, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut Preshëvës e malit të Zi, sot jemi mbledhur në zemër të Tiranës.

Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitettin tonë kombëtar për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po I bëhet bijve të Kosovës, luftëtarëve të UCK që luftuan për lirinë e Atdheut. Në 2022 ishim në Hagë në dhomat e paraburgimit për tu takuar me presidentin Thaçi, me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, kuptova e pash se ata trima nuk ishin frikësuar, por burra të fortë qëndronin të qetë të gatshëm për tu sakrifikuar për tu pastruar nga njollat qw duan ti veshin.

Ata nuk kanë kryer krime por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia, clirimin e kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet. Drejtësia do bëjë detyrën e saj dhe do jetë në krah të tyre, ata janë burgosur pa prova, me akuza të fabrikuara në qarqet e errëta serbo ruse” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!