Ngjitej në dhomat e hoteleve ku qëndronin gra dhe merrte ç’të gjente, arrestohet shqiptari në Rodos

schedule18:27 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 18:27 - 23 Dhjetor, 2022

Një 37-vjeçar shqiptar në Rodos kishte vënë në shënjestër turistet e huaja që qëndronin në hotele dhe ngjitej në dhomat e tyre për të vjedhur gjithçka që gjente.

Veprimi i tij u zbulua nga një gjurmë gishti e gjetur në parmakët e ballkonit të dhomës ku qëndronte një shtetase islandeze. Gruaja ka raportuar më 20 qershor se një person i panjohur kishte hipur në ballkonin e dhomës së saj, kishte thyer një dritare të pasiguruar dhe i kishte vjedhur 20 euro nga çanta. Në atë kohë Shërbimi Kriminal kishte identifikuar gjurmën e gishtit dhe nga hetimi rezultoi se ajo i përkiste 37-vjeçarit, i cili ishte i shënuar për vjedhje me një metodë të ngjashme.

Në kuadër të hetimeve paraprake, u konstatua se në orët e para të 25 qershorit, shqiptari kishte përfituar nga mungesa e shkurtër e një turisteje suedeze, e cila po notonte në plazhin Miaoulis në Rodos dhe i kishte rrëmbyer celularin e saj iPhone me vlerë 1500 euro nga çanta e saj. Policia e sigurisë ka krijuar një dosje për autorin për dy vjedhjet dhe e ka dorëzuar në Prokurorinë e Rrethit Rodos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!