Ngjarjet në Shkodër, vjehrri i Fatbardh Licit dorëzohet në polici  

schedule11:10 - 9 Maj, 2019

schedule 11:10 - 9 Maj, 2019

Në Policinë e Shkodrës është vetëdorëzuar një person i cili ka marrë përsipër armët dhe municionet që janë gjetur në një banesë në Luar të Velipojës. Ai është Remzi Kulli vjehrri i Fatbardh Licit i cili është vrarë në Gusht të vitit 2018.

Miku i familjes fisit Licit ka marrë përsipër armët dhe municionet që u zbuluan në Luar të Velipojës. Ai është Remzi Kulli vjehrri i xhaxhait të Ibrahim Licit, autori i kërkuar për vrasjen e vëllezërve Astrit e Ibrahim Bilali.

Kulli është dorëzuar disa ditë më parë në Policinë e Shkodrës dhe gjykata ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg”.  Armët që u gjeten në një banesë të pabanuar në fund të muajit Prill gjatë një aksioni të policisë në Velipojë, dyshohet se janë përdorur nga Ibrahim Lici.

Por duket se në ndihmë, i ka ardhur miku i familjes, i cili ka thënë se ato ishin futur në atë shtëpi bashkë me Fatbardh Licin, dhjetë ditë para se ai të vritej në Gusht të vitit 2018.

Sipas informacionit të policisë në Luar u sekuestruan, një armë ushtarake e rëndë granat hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, 700 fishekë luftarakë, krehër me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.

Ibrahim Lici vazhdon të jetë në kërkim për vrasjen e Bilalëve në 30 Mars në Shkodër, kurse në burg për këtë ngjarje janë Arsen Stojku 29 vjeç dhe Mislim Rama 23 vjeç./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!