Ngjarjet e 24 shtatorit, Von Der Leyen: Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë, e vetmja mënyrë për zgjidhje është dialogu

schedule18:23 - 15 Tetor, 2023

schedule 18:23 - 15 Tetor, 2023

Nga Tirana presidentja, Ursula von der Leyen u pyet ng gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit e cila ishte bazuar në planin franko – gjerman dhe situatës së tanishme pas ngjarjes se 24 shtatorit.

Presidentja e KE u shpreh se palët duhet t’i kthehen dialogut, pasi sipas saj është e vetmja mundësi zgjidhjeje.

“Marrëveshja e Ohrit, është baza për pajtimin nëpërmjet dialogut të BE. Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien mes tyre dhe kjo është e vetmja mënyrë nëpërmjet dialogut. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen.

Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë e BE. Pra pajtimi, angazhimi dhe bashkëpunimi janë tërësisht të domosdoshme dhe vendi për ta bërë këtë është dialogu” tha Von Der  Leyen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!