Punonjësin e Ujësjellësit në Vlorë e bëjnë për spital, i djegin edhe makinën

schedule10:39 - 22 Tetor, 2020

schedule 10:39 - 22 Tetor, 2020

Një automjeti në Vlorë dyshohet t’i jetë vënë zjarri me lëndë djegëse pas mesnate. Ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 1:15 në zonën Ujit të Ftohtë.

Makina, një Nisan me targa VL 7260C, është në pronësi të 35-vjeçarit Olsi Kafazit ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Kafazi ka qenë duke punuar në terren me task-forcën e Ujësjellësit.

Abcnews.al mëson se 35-vjeçari ka pasur një konflikt përpara tre javësh me disa persona, për motive ende të paqarta. Mësohet po ashtu se disa persona e kanë rrahur atë para shtëpisë, për pasojë Kafazi është shtruar edhe në spital.

Ai nuk ka arritur që t’i identifikojë personat ndërsa për momentin gjendet në komisariat duke dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!