Policia e kryeqyteti ka vijuar punën për kapjen e personave të përfshirë në ngjarjen 16 Shkurt 2018 në rrugën “Irfan Tomini”, ku mbetën të plagosur dy persona.
Sot është arrestuar Redi Palushi, 22 vjeç, banues në Tiranë një nga bashkëpunëtorët e ngjarjes. Ai ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Njoftimi i Policisë Tiranë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Kapet e ndalohet një nga bashkëpunëtorët e ngjarjes të ndodhur me datë 16 Shkurt 2018 ku mbetën të plagosur dy shtetas.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në vijim të punës per kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e ndalimin e shtetasit:
Redi Palushi, 22 vjeç, banues në Tiranë
Shtetasi Redi Palushi ishte i shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë për veprat penale “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 78-25-22,278 të Kodit Penal.
Pasi me datë 16.02.2018, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çasti mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasi Gjon Pelivani dhe R. H., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduariale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./abcnews.al