Elena Hysa dhe nëna e saj Kujtime Hysa, nënë e bijë që u plagosën sot nga Dan Hutra ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Burime për Abc News kanë bërë me dije se dy pacientet e plagosura janë në gjendje shëndetësore stabël, koshiente, dhe ndodhen nën trajtimin intensiv nga stafi mjekësor.
Mësohet se autori nuk ka komunikuar me asnjë nga personat që ndodheshin në banesën e ish gruas në Paskuqan. Sapo ka hyrë ka qëlluar me breshëri duke lënë të vdekur kunatën Mevlute Hysa dhe të fejuarën e ish kunatit Hasime Dafku. Pasi i është bllokuar arma, ka plagosur me thikë ish partneren dhe nënën e saj.
Autori i ngjarjes kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu pasi ish gruaja kishte tërhequr kallëzimin për dhunë ndaj tij. /abcnews.al