Ngjarja në ish-Bllok, vetëdorëzohet Ajaks Boshnjaku

schedule19:56 - 25 Nëntor, 2018

schedule 19:56 - 25 Nëntor, 2018

Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës Ajaks Boshnjaku. Boshnjaku ishte i shpallur në kërkim për ngjarjen e 4 tetorit në ish-bllok, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Boshnjaku ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë Tiranë në shoqërinë e avokates së tij, Olta Myftaraj. Ai është dorëzuar vullnetarisht në polici, pasi është vënë në dijeni të faktit se kërkohej nga policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!