Ngjarja në Allias, flet fqinja: I njohim për familje shumë të mirë

schedule10:03 - 12 Shkurt, 2019

schedule 10:03 - 12 Shkurt, 2019

Vrasja e 36 vjeçares nga bashkërtoi i saj punonjës i Gardës ka tronditur edhe banorët e pallatit, të cilët shprehen të habitur për aktin e 44 vjeçarit Alket Arapaj. Në një prononcim për mediat ato shprehen të tronditur se i njihnin për familje shumë të mirë.

“Shumë familje e mirë, ai Alketi na fliste, ajo vajza ishte shumë mirë. Nuk di, nuk di, ne kur morëm vesh tani në mëngjes, kemi ngel pa mend. U ngritëm në 6, dëgjuam pak zhurmë po s’na vajti mendja, nuk na shkonte mendja kurrë. Unë kam 50 vjet që jetoj këtu që kur jam martuar dhe këta kanë vite e ema i ati ishin në Itali te djali tjetër, dhe vinin në mars, tani ka ndodhur kjo gjë. Ajo nusja dilte e mbushte ujë, ky djali shkonte në punë i veshur, një vajzë 3 vjeçe”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!