“Ngërçi” për koalicionin me LDK, Kurti: Marrëveshja e nevojshme për qytetarët

schedule14:00 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 14:00 - 20 Dhjetor, 2019

Kreu i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti thotë se marrëveshja me LDK për koalicionin qeverisës është e mundshme dhe e nevojshme për qytetarët. Ende dy partitë më të votuara në zgjedhje, nuk kanë rënë dakord për bashkëqeverisjen për shkak  të postit të Presidentit.

Ende nuk ka rezultate konkrete sa i përket arritjes së një marrëveshje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë para gazetarëve se një marrëveshje e tillë ende ka gjasa të ndodh meqë është në të mirë të qytetarëve. Ai tha se do të ketë takime por nuk e saktësoi se kur.

“Me siguri që do të ketë takime, të mos kemi takime është e pamundshme, marrëveshje është e mundur, është e nevojshme, sepse qytetarëve u nevoiitet ajo, mirëpo këto nuk janë lajme. Kur ti kemi rezultatet konkrete, kur ta kemi marrëveshjen me elementet e saj përbërëse që I bashkangjitet harmonizimit programor do të mund të kemi çka të themi”, tha Kurti.

Liderët e këtyre dy partive politike nuk janë takuar që nga e shtuna pas mosmarrëveshjeve për postin e presidentit. LDK instiston që të ketë këtë post dhe për këtë  ka ofruar që LDK të ketë 4 ministri  e LVV-së 6  por kjo e fundit ka refuzuar.

Një ditë më parë misionet e BE-së në Kosovë, në delegacion gjerman dhe ambasadat e huaja të akredituara në Kosovë kanë kërkuar krijimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 6 tetorit./abcnews.al