Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Ngec ekonomia e Eurozonës/ Lufta ndikon rritjen, zgjerohet me vetëm 0.1 përqind

schedule14:21 - 30 Prill, 2026

schedule 14:21 - 30 Prill, 2026

Ekonomia e Eurozonës u zgjerua me vetëm 0.1% tremujorin e parë të vitit, ndërsa lufta në Iran po pengon rritjen dhe presionet inflacioniste po intensifikohen.

Çmimet e konsumit në vendet e unionit po rriten gjithnjë e më shumë, me inflacionin që u rrit në 3% në prill, shumë larg objektivit prej 2% të Bankës Qendrore Europiane.

Të dhënat e publikuara për ecurinë e ekonomisë vijnë para vendimit të politikës monetare të Bankës Europiane që mblidhet të enjten. Shtrenjtimi i fortë i çmimeve mund të ushtrojë presion mbi politikbërësit europianë që të marrin në konsideratë rritjen e normave të interesit.



Ekonomistët paralajmërojnë se Europa mund të përballet me një periudhë stagflacioni, pra një rritje e ulët ekonomike, inflacion I lartë dhe papunësi në rritje. Kriza globale e energjisë po dëmton besimin e biznesit dhe të konsumatorëve europianë.

Nëse Banka Europiane përpiqet të kontrollojë inflacionin përmes rritjes së normave të interesi, kjo mund të ndikojë më tej në aktivitetin ekonomik të Eurozonës.

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, është një burim kryesor shqetësimi për Europën, ndërsa po përpiqet të furnizohet me naftë, gaz dhe karburant për avionët jashtë Lindjes së Mesme, në një kohë kur kërkesa dhe konkurrenca janë rritur tashmë.

Edhe nëse lufta përfundon së shpejti, sipas ekonomistëve rritja ekonomike e Europës këtë vit do të jetë nën ritmin e vitit të kaluar dhe të bjerë deri në recesion në skenarin më pesimist.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!