Një grup studentësh të Shkodrës protestuan mëngjesin e sotëm pranë ambjenteve të Drejtorisë së Policisë vendore. Kjo protestë erdhi pas ngjarjes së një nate më parë, ku një polic i FNSH akuzohet se ka ngacmuar një studente në tualetet e shkollës. Polici u bllokua nga studentët dhe me pas ai u mor nga policia, e cila në versionin e saj të ngjarjes, njoftoi se nuk ka ngacmim seksual në shkollë. Por polici ka dashur të flasë me një vajzë në rrugë dhe ajo është trembur, sepse e ka parë me armë. Për këtë ngjarje nuk ka ndonjë denoncim konkret, por megjithatë grupi i studentëve ndodhet para godinës së policisë. /abcnews.al
“Ngacmimi seksual”, studentët e Shkodrës protestë para drejtorisë së policisë
schedule10:24 - 13 Shkurt, 2019
schedule 10:24 - 13 Shkurt, 2019