I zgjdhur president i akademisë së cmimeve Oscar vetëm në Gusht të një viti më parë, Xhon Beili, tashmë është nën hetim pas tre akuzave për ngacmime seksuale. Akademia ka vendosur rregulla të reja për sjelljen e anëtarëve të saj, duke lehtësuar mundësinë për të denoncuar ngacmimet dhe abuzimet në vendin e punës.
Skandali i ngacmimeve seksuale rrezikon të përfshijë dhe Oscar. John Bailey, presidenti i akademisë që jep dhe çmimet prestigjoze, është vënë nën hetim pas disa denoncimeve për ngacmime seksuale. Lajmi është konfirmuar nga “Variety”, sipas së cilës janë tre akuzat ndaj Bailey, ndërkohë që pak muaj më parë academia përjashtoi Harvei Ueinstein pas denoncimeve të shumta për ngacmime seksuale
Bailey u zgjodh si presidenti i akademisë në Gusht të një viti më parë, pak para shpërthimit të skandalit seksual me protagonist Ueinstein, në muajin Tetor.
Akademia ka vendosur rregulla të reja për sjelljen e anëtarëve të saj, duke lehtësuar mundësinë për të denoncuar ngacmimet dhe abuzimet në vendin e punës. Pas përjashtimit të Ueinstein është ngritur dhe një task force, e cila ka për detyrë të vendosë hapat që duhen ndërmarrë përballë akuzave dhe denoncimeve kundër anëtarëve të akademisë./abcnews.al