Nga Vlora në Shkodër për të vjedhur një banesë, arrestohen dy persona

schedule18:23 - 4 February, 2020

schedule18:23 - 4 February, 2020

Dy të rinj, të moshës 23-vjeçare janë arrestuar ditën e sotme pasi tentuan të vidhin banesën e B.G  në fshatin Berdicë të Shkodrës.

Njëri prej të rinjve kishte shkuar në Shkodër nga qyteti i Vlorës për të bastisur banesën në bashkëpunim me mikun e tij nga Kurbini. Mirëpo nuk shkoi siç e kishin planifikuar dhe u kapën në flagrancë nga Policia.

NJOFTIMI I PLOTË: 

“Shkodër

Tentojnë të vjedhin në një banesë, arrestohen në flagrancë nga Policia.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar u bë arrestimi i shtetasve: R. D., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe K. Ll., 23 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit B. G., në fshatin Berdicë. Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas, si dhe për identifikimin e bashkautorëve të mundshëm.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”./abcnews.al