Nga Veriu në jug, PS kryeson në mbi 50 bashki, “Bashkë Fitojmë” merr vetëm 6 prej tyre

schedule12:18 - 15 Maj, 2023

schedule 12:18 - 15 Maj, 2023

 Në të gjithë vendin po vijon në shumë bashki procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryebashkiakëve të rinj.

Sipas të dhënave të komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në mesditën e kësaj të hëne ka përfunduar procesi i numërimit në 37 bashki ku vetëm në 6 prej tyre kandidatët  koalicionit Bashkë Fitojmë kanë arritur që të sigurojnë një mandat për 4 vitet e ardhshme.

Më poshtë lista e bashkive ku është mbyllur numërimi deri tani:

Elbasan është një ndër bashkitë më të mëdha në vend ku rezultati ka dalë vetëm pak kohë pas mbylljes së votimit, I ka dhënë një tjetër mandate kandidatit të PS-së Gledian Llatja me 56.19 % të votave,  cili fitoi ndaj Luciano Boçit që siguroi 43.81 % të votave.

Kamza i besoi mandatin e radhës Rakip Sulit, me 60.35% ndaj kandidatit të BF Arsjan Hoxha me 35.33% dhe bilbil bajraktari me 4.32%.

Lushnje fiton kandidatja e PS  Eriselda Sefa 62.64 %, ndaj Eduart Sharkës të koalicionit Bashkë Fitojmë 37.36 %

Sarandë kandidati Socialist me 52. 46 % ndjekur nga i koalicionin Bashkë Fitojmë me 33.28%

Cërrik fiton kandidati i PS Andis Sallla me 71.20% të votave kundrejt 28.80% të votave të siguruara nga kandidati i koalicionit BF Servet Duzha.

Patos fiton Fatjon Duro kundrejt kandidatëve Pranvera Rizaj nga PD dhe Sofije Alushaj nga BF.

Devoll fiton kandidati i PS, Eduard Duro duke lënë pas kandidatin e BF Elvis Hajderlli dhe kandidatin e Pavarur Çlirim Hoxha

Librazhdi po ashtu është një bashki e fituar nga të majtët, ku kandidati i PS-së Mariglen Disha ka siguruar 74.45% të votave ndërsa kundërshtari nga koalicioni Bashkë fitojmë Shefki Çcota, 25.55% të votave.

Rrogozhina është një tjetër bashki e cila me një rezultat të ngushtë ka mundur që të sigurojë fitoren kandidati i PS, Edison Memolla, me 50.11% ,kundrejt kundershtarit të tij që fitoi 49.89% të votave.

Vora është një ndër bashkitë që rezultati ka dalë pak kohë pasi është mbyllur procesi i numërimit ku ka fituar me një diferencë të madhe kandidati i PS Blerim Shera me 73.52 % kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Indrit Hoxha me 26.48 %.

Peqini është një tjetër bashki që o ka dhënë fitoren kandidatit të PS-së, Bukurosh Maçi me 57.78% të votave kundrejt kundërshtarit Mustafa Pashja me 42.22 %.

Në Bulqizë Partia Socialiste me kandidaten Festime Mjeshtri ka siguruar fitoren me 60.27% të votave, kundrejt kundërshtarit nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Defrim Fiku me 39.73%.

Mirdita është një ndër bashkitë e pakta që i ka siguruar fitoren bastionit të djathtë, ku kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë ka siguruar 55.19 % të votave, kundrejt kundërshtarit të tij nga PS, Ndrec Dedaj me 44.81 % të votave.

Gramshi është një tjetër bashki që fitohet nga të majtën ku kandidati i PS Besion Ajazi, ka fituar me 52.67% të votave kundrejt  kundërshtarit nga koalicioni Bashkë Fitojmë me 47.33 %.

Belshi i ka dhënë një tjetër mandate në krye ta bashkisë kandidatit të PS-së Arif Tafani me 50.23 % të votave kundrejt 49.77% të votave që ka siguruar kandidati i BF, Bedri Qypi.

Roskovec kandidatja e PS-së Majlinda Bufi siguroi fitoren në krye të bashkisë me 52.52% të votave përkundrejt kundërshtarit Erdit Hazizaj që mori 47.48% të votave.

Himara është një ndër bashkitë që ka pasur zhvillime të shumta gjatë ditëve të fundit pasi kandidati i Koalicionit të Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri ka arritur të sigurojë fitoren nga qelia e burgut, ku ndodhet pas akuzave për blerje votash. Ai mori 50.12% të votave kundrejt kundërshtarit të PS-së Jorgo Goro me 49.88%.

Tropoja i ka dhënë mandatin e kryebashkiakut kandidatit të PS-së Rexhe Byberi me 51.25% të votave, kundrejt 48.75 % të votave që arriti të merrte kandidati i BF, Besnik Dushaj.

Dropulli një tjetër bashki e majtë, ku si kryebashkiak është zgjedhur kandidati I PS-së Dhimitraq Toli me 81.25% të votave.

Hasi është një bashki e djathtë në zgjedhjet e 14 majit, qytetarët e Hasit i dhanë fitoren kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Miftar Dauti me 55.98 % të votave , ndaj kandidatit socialist Beqir Mulaj që mori 44.02 % të votave.

Memaliaj në zgjedhjet e fundit zgjodhi si kryebashkiak kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë Albert Malaj, me 52.75%, kundrejt 47.25% të votave që mori kandidati socialist Gjolek Guci.

Në Klos mandatin e plotë në krye të bashkisë e ka marrë kandidatja e PS-së Valbona Kola me 56.07 %, ndaj kundërshtarit Bedri Hoxha.

Kolonja i dha një tjetër mandate në krye ta bashkisë kandidatit të Partisë Socialiste, Erion Isai, me 64.28 % të votave.

Delvina është një bashki e fituar nga socialistët, ku kandidati Besmir Veli ka fituar me 63.64% të votave.

Skrapari është një bashki që për katër vitet e ardhshme do të drejtohet nga kandidati i PS-së Adriatik Mema i cili mori 55.84% të votave.

Poliçani është një bashki që me një diferencë të frikshme nga kundërshtarët e djathtë, kandidati i PS-së Adriatik Zotkaj ka fituar kryesimin e bashkisë.

Tepelena i jep mandatin e katër kandidatit të PS-së, Termet Peçi me 82.67 %.

Puka ka qëndruar në krah të bastionit të djathtë duke i dhënë një fitore me 58.13 % të votave kandidatit të Bashkë Fitojmë Rrok Dodaj.

Konispoli është një bashki e majtë, ku mandatin e ka fituar Ergest Dule me 54.67%.

Këlcyra po ashtu është një ndër bashkitë e shumta që në krye të saj ka zgjedhur kandidatin e PS-së Klement Ndoni me 49.33 % të votave.

Fushë Arrësi është bashkia e radhës e cila i ka dhënë një mundësi kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Hil Curri që ka siguruar 58.99% të votave.

Libohova është një bashki që do të drejtohet nga socialistët, ku kandidati Leonard Hide fitoi 52.64 % të votave.

Pusteci do të ketë si kryebashkiak të ri kandidatin e PS-së që fitoi 64.95 % të votave në zgjedhjet e 14 majit.

Korça është një tjetër bashkie e fituar nga të majtën, në krye të së cilës Sotiraq Filo ka siguruar mandatin e tretë në krye të kësaj bashkie. Kandidati i PS, Sotiraq Filo ka siguruar 20 996 mijë vota, ndërsa kundërshtarja e tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë 13 631 vota.

Vlora është bashkia e radhës e cila është fituar nga Ermal Dredha i PS-së me një përqindje shumë të lartë me mbi 70.55 %, kundrejt rivalit të tij të ‘BF’ Hysni Sharra, i cili ka marrë vetëm 29.45%.

Berati tashmë ka zgjedhur Ervin Demo kanidatin e PS-së për kryebashkiakun e ri, I cili ka fituar 61.47 % të votave.

Maliqi kryesimin e bashkisë ja ka besuar kandidatit të PS-së Gëzim Topcciu, I cili ka marrë 66.38 % të votave krahasuar me kundështarin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Alfred Gega me 33.62 % të votave.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!