Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i urojë qytetarëve shqiptarë një të diel të paqtë me një lajm të bukur.
Qyteti i Durrësit është përfshirë këtë vit në xhiron me vela të Italisë. Në këtë mënyrë, qyteti bregdetar është bërë pjesë një spektakli tradicional të Marinës Ushtarake Italiane, mes vendeve më të bukura të Italisë si:
- Sanremo
- Gaeta
- Catanzaro
- Durrës
- Vieste
- San Bennedetto
- Chioggia
- Venezia.
“MIRËMËNGJES,
dhe me Durrësin që këtë vit përfshihet në Xhiron e Italisë me vela, duke u bërë pjesë e një spektakli tradicional, ju uroj të diel të paqtë”, ka shkruar Rama krahas videos.
/abcnews.al