Nga “testi i idiotit” tek gjobat e majme për alkoolin dhe celularin: Të gjitha ndryshimet në Kodin Rrugor

schedule16:28 - 27 Shkurt, 2020

schedule 16:28 - 27 Shkurt, 2020

Ministria e Brendshme ka gati ndryshimet në Kodin Rrugor duke ashpërsuar gjobat ndaj shkelësve. Vërehet se është bërë një kategorizim i gjobave për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Tashmë, gjoba do të vendoset në varësi të sasisë së alkoolit të konstatuar në gjak, ku maksimalja shkon deri në heqje të patentës deri në 2 vjet, shoqëruar edhe me 20-40 mijë lekë gjobë.

Po ashtu, Kodi i ri parashikon përshkallëzim të gjobave për drejtim të makinës duke përdorur celularin. Gjoba fillon nga 5 mijë lekë nëse drejton makinën me celularin në dore deri në 15 mijë lekë nëse kapesh duke shkruajtur SMS.

Parashikohet se 3-5 për qind e të ardhurave nga gjobat do të kalojnë në fondin për rritjen e sigurisë rrugore.

Abcnews.al ju sjell të detajuara ndryshimet në Kodin Rrugor si më poshtë:

Testi i Idiotit
Ccdo drejtuesi që kapet duke kryer shkelje të rënda të Kodit Rrugore në mënyrë të përsëritur, atij do ti kryhet një test i posaçëm psikologjik, i cili quhet ndryshe dhe si “Testi i Idiotit”. Pas këtij testi do të përcaktohet nëse personi është apo jo i aftë mendërisht të drejtojë makinën.

Këshillimi
Në rastet kur drejtuesi i makinës kapet me shkelje të lehta, ai do të këshillohet nga polici rrugore. Por, sipas ndryshimeve në Kodin Rrugor, këshillimi do të regjistrohet në emër të përdoruesit të makinës dhe nëse kapet sërish me shkelje brenda vitit, atij i vendoset gjoba maksimale e parashikuar për shkeljen e kryer.

Drejtimi i makinës nën ndikimin e alkoolit
Në çdo rast, kur drejtuesi i makinës kapet me nivele më të larta alkooli në gjak nga kufiri i lejuar nga ora 19:00-06:00 atij do t’i vendoset një gjobë 30 për qind më e lartë.

Gjoba për drejtimin e makinës nën ndikimin e alkoolit ishte nga 5 deri në 15 mijë lekë. Tani, nëse kapet me alkool nga 0.3 g/l deri në 0.5 g/l i hiqet leja nga 3 deri në 6 muaj si edhe vendoset gjobë nga 10 deri në 20 mijë lekë.

Nëse sasia e alkoolit është nga 0.8 g/l deri në 1.5 g/l i hiqet patenta nga 1 deri në 2 vjet dhe vendoset gjobë nga 20 deri 40 mijë lekë.

Nëse kapet me më shumë se 1.5 g/l alkool në gjak, i hiqen të gjitha pikët.

Drejtimi i mjetit duke përdorur celularin
-Nëse kapet me celular në dorë, gjobë 5 mijë lekë
-Duke folur në telefon, gjobë 10 mijë lekë
-Duke shkruajtur SMS, gjobë 15 mijë lekë

Kur shkelja përsëritet tre herë në vit, i hiqen 10 pikë nga patenta dhe i pezullohet leja e drejtimit për 3 muaj.

Sjellja agresive në rrugë
Parashikohet gjobë 10-20 mijë lekë si edhe heqje të 5 pikëve nga patenta për ata që sillen në mënyrë agresive në rrugë duke i bërë presion shoferëve të tjerë me drita, bori, etj.

Parakalimi
Në rastet e parakalimeve të gabuara, gjoba ka qenë nga 1 deri në 3 mijë lekë, kurse tani është bërë 5-10 mijë lekë. Nëse përsëritet brenda vitit, hiqet patenta një muaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!