Nga sherri mes vëllezërve William dhe Harry te aborti i Meghan Markle, gjithçka çfarë zbuloi dokumentari

schedule13:35 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 13:35 - 15 Dhjetor, 2022

Tre episodet e fundit të dokumentarit të Princit Harry dhe Meghan Markle ‘Harry & Meghan’ janë të disponueshme në Netflix dhe janë zbuluar shumë “bomba”.

Një nga zbulimet më të rëndësishme ishin debatet e forta që Princi Harry pati me vëllain e tij Ëilliam në episodin e pestë, por edhe lidhja e Meghan me Mbretëreshën Elizabeth.

Gjithashtu në episodin e katërt shfaqen shumë foto të cilat nuk janë bërë asnjëherë publike deri më tani, ndërsa në episodin e gjashtë Megan Megan flet për abortin shkatërrues që ka pasur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Netflix US (@netflix)

Harry & Meghan: Pikat më të rëndësishme

Episodi i katërt: Harry dhe Meghan ndajnë detaje dhe foto të papublikuara nga dasma mbretërore.

Megan përshkruan se si u ndje atë ditë, por edhe atë që hëngri. Çifti tregoi gjithashtu një seri fotosh emocionuese në prapaskenë të dasmës së tyre, nga mbërritja e Meghan në kështjellë deri tek pritja e tyre zyrtare, ku të porsamartuarit prenë tortën e tyre me shpatë. Pritja në mbrëmje e çiftit u mbajt në Frogmore House në Ëindsor, ku mbrëmja u mbyll me një shfaqje spektakolare të fishekzjarreve.

Meghan flet për marrëdhënien e saj me Mbretëreshën Elizabeth

Në vitin 2018, menjëherë pas martesës së saj, Dukesha e Sussex-it zhvilloi takimin e saj të parë zyrtar me Mbretëreshën.

Megan ka treguar për këtë takim: “Unë e trajtova si gjyshen e burrit tim dhe duke e ditur që sigurisht duhet të kishte një trajtim krejtësisht tjetër. Kur hipëm në makinë, ajo kishte një batanije dhe e vuri në gjunjë dhe mendova, ‘Unë e njoh dhe respektoj që ti je mbretëresha, por për momentin jam shumë mirënjohëse që kam një figurë gjyshe në familje.'”

Mendimet për vetëvrasje të Meghan Markle

Mamaja e Meghan Markle, Doria Ragland tronditet duke folur për periudhën kur Meghan Markle kishte prirje vetëvrasëse. “Mbaj mend që ajo më tha se donte të vriste veten dhe kjo më theu zemrën ”, tha Doria. Harry foli edhe për këtë fakt, duke thënë: “Më dërrmoi fakti që gruaja ime ndihet kështu. Unë nuk mund ta mbroja atë, e dija se ajo ishte duke luftuar, por kurrë nuk e mendoja se do të arrinte në këtë fazë. Isha i zemëruar dhe i turpëruar”.

Episodi i pestë

Princi Harry pranoi se ishte “e tmerrshme ” që vëllai i tij Princi William “i bërtiste pafund” gjatë diskutimit të tyre për largimin e Harry dhe Meghan nga familja mbretërore.

Duke folur për episodin, ai tha: “Ishte e tmerrshme të kisha vëllain tim që më bërtiste dhe babai im thoshte gjëra që thjesht nuk ishin të vërteta… Gjyshja ime, nga ana tjetër, ishte ulur atje dhe ishte e qetë. Gjëja më e trishtueshme për mua ishte hendeku që u krijua mes meje dhe vëllait tim”.

Ai më vonë mohoi thashethemet se William kishte qenë i papërshtatshëm ndaj Harry-t dhe Meghan-it.

Komentet e Meghan për sherrin e saj me babain e saj Thomas

Meghan zbuloi se ajo dhe Thomas ishin të afërt para se të martohej me Harry-n dhe pranoi se marrëdhënia e tyre u përkeqësua pas ekspozimit të vazhdueshëm në publik.

Princi Harry nuk ishte në gjendje të shihte mbretëreshën

Princi Harry zbuloi se Mbretëresha i ftoi Harry-n dhe Meghan-in që ta vizitonin dhe të qëndronin natën kur ata u kthyen nga një udhëtim i shkurtër në Vankuver, por gjatë fluturimit për në shtëpi u tha nga stafi se nuk lejoheshin të vizitonin.

Archie flet me Meganin dhe ka një theks të adhurueshëm!

Një video shumë e ëmbël e parë në dokumentarin “Harry & Meghan” tregon Meghan duke i lexuar “Gruffalo” për të voglin Archie, i cili dëgjohet duke thënë “a Gruffalo!” me një theks të adhurueshëm amerikan. Në një klip tjetër, Archie i bie baterive, duke pyetur Meganin: “A ishte një këngë e mirë? Dëshiron ta luaj përsëri mami?”.

Në ribashkimin e tyre “të ftohtë” me familjen mbretërore, Meghan dhe Harry panë familjen mbretërore për herë të parë që kur njoftuan vendimin e tyre për të dhënë dorëheqjen në Westminster Abbey. “Ndjeva një boshllëk të madh dhe një qëndrim shumë të ftohtë nga pjesa tjetër e familjes sime, gjë që është interesante sepse shumë mënyra se si ata veprojnë është ajo që duhet dhe jo ajo që ndjejnë”, zbuloi Princi Harry.

Episodi i gjashtë

Aborti spontan i Meghan Markle

Në episodin e gjashtë, Meghan Markle flet për abortin e saj në vitin 2020 dhe zbulon se ndodhi mëngjesin pasi ata u transferuan në shtëpinë e tyre të re në Montecito.

Mikja e ngushtë e Dukeshës së Sussex-it, aktorja Abigail Spencer, foli për shikuesit për momentin e trishtuar. “ Mbërrita në shtëpinë e tyre dhe kuptova se diçka nuk shkonte. Megan ishte në këmbë, kishte Archie në krahë dhe befas më tha se nuk po ndihej mirë dhe kishte shumë dhimbje. Menjëherë pas kësaj, ajo humbi mendjen”. Harry, i cili dukej dukshëm i prekur, më pas shpjegoi: “ Unë besoj se gruaja ime pësoi një abort për shkak të asaj që bëri Mail. E pashë të gjithë. Tani, ne absolutisht e dimë se aborti u shkaktua nga kjo”.

Megan, e cila ndau lajmin me botën në një artikull të New York Times të titulluar “Humbjet që ndajmë”, më pas shtoi: “Kur i tregojë botës për kohët e vështira që kam kaluar, në fillim jam e frikësuar dhe e shqetësuar. Por pastaj them: “Megan, ti nuk je prej guri. Ti je njeri .”

Buckingham Palace dhe Kensington Palace deri më tani kanë refuzuar të komentojnë asgjë. Tre episodet e para të dokumentarëve u fokusuan në dashurinë e hershme të Harry-t dhe Meghan-it, fejesën e tyre dhe marrëdhënien e tyre me shtypin.

Çifti ndau foto dhe pamje që nuk ishin parë kurrë më parë nga jeta e tyre së bashku, që nga takimi i tyre i parë, propozimi i Harry-t në 2017-ën dhe shtëpinë e tyre në Montecito me fëmijët e tyre Archie, tre vjeç dhe Lilybet, një vit.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!