Nga Samiti rajonal i transportit për projekte strategjike që u zhvillua në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për takimin e Ballkanit të Hapur që do mbahet sot dhe nesër në Ohër.
“Është një ditë që nis këtu sot me transportin sigurinë e rrugëve qëndrueshmërinë e zhvillimit të të gjithë sistemit tonë të transportit dhe që vazhdon në Ohër me një tjetër Samit të Ballkanit të hapur në funksion të ecjes sa më shpejt në funksion të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve të mallrave kapitaleve dhe shërbimeve dhe jetësimit sa më shpejt të 4 lirive në BE. Këto 4 liri janë pa asnjë diskutim ajo çka për ne është jetike, ajo çka për sigurinë në këtë rajon është jetike ajo ccka për paqen dhe zgjidhjen e konflikteve në këtë zonë të Evropës është jetike. Më vjen mirë që sot kemi hyrë në një fazë tjetër edhe falë planit Evropian të zhvillimeve”, tha Rama.
Kreu i qeverisë ka kërkuar sërish vëmendjen e BE mbi Ballkanin Perëndimor.
“Të humbasim më pak kohë, sepse ne nuk kemi kohë për të humbur. Kemi shumë më pak kohë për të humbur se sa koha që ka BE-ja. Ecuria e Ballkanit perëndimor të jetë pjesë e vëmendjes dhe mbështetjes se strukturave të Bashkimit Europian.
Sepse të presësh disa vite per segmentin hekurudhor Tiranë-Durrës për shkak të burokracisë ne institucionet europiane krijon frustrim dhe shkon kundër qëllimeve të mëdha të përbashkëta dhe qëllimi të madh në vetvete të Bashkimit Evropian”.
Kryeministri u ndal gjithashtu edhe tek projekti i korridorit blu, duke theksuar se janë në fazë të avancuar.
“Ne jemi një fazë të avancuar të korridorit blu. Është në rrugën e ndërtimit, segmente të tjera janë në fazën përfundimtare te tenderit ndërkombëtar dhe në harkun e këtij mandati të trete ne do të shikojmë frutet e këtij kantieri të madhe
Shpresojmë që BE të mbështesë Malin e Zi sepse nëse segmenti që lidh Kroacinë me Shqipërinë përmes Malit të Zi do të mbetet i pazhvilluar, një pjesë e këtij korridori do të humbasë”.
Në data 7 dhe 8, pra të sot dhe neesër, do të zhvillohet takimi i radhës për Open Balkan. Këtë herë takimi i liderve do të bëhet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Për herë të parë në të do të marrë pjesë dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, duke argumentuar se kjo është një iniciativë që e afron Ballkanin e Hapur me Bashkimin Europian.
Ditën e sotme parashikohen vetëm takime informale, ndërkohë punimet kryesore të këtij Samiti zhvillohen në mërkurën. Në datë 8 do të nënshkruhen disa marrëveshje mes vendeve pjesëmarrëse dhe do të zhvillohet Konferenca me gazetarët.
Për këtë takim, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se “po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë në tetor të vitit 2019, nga nga Rama, Vuçiç dhe Zaev. Pasi u bashkua dhe Mali i Zi, janë dy shtete që ende kanë qëndrim kritik ndaj kësaj iniciative, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.
/abcnews.al