Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga “Qyteti që m’rri n’sy” te “Vetimat e shuejnë inatin n’Bunë”. Dy ‘provokimet” e fundit të artistes Rozafa Shpuza

schedule11:11 - 5 Maj, 2026

schedule 11:11 - 5 Maj, 2026

Në një rrëfim të ndjerë dhe thellësisht personal, artistja Rozafa Shpuza sjell ekspozitën e saj më të re fotografike “Qyteti që m’rri n’sy”, një udhëtim intim në kujtesën dhe shpirtin e Shkodrës.
E realizuar në bardhë e zi, ekspozita ndërthur portrete, autoportrete dhe peizazhe urbane, duke krijuar një mozaik emocionesh ku përzihen malli, pasiguria dhe dashuria për qytetin. Çadrat, biçikletat, fëmijët, elementë të thjeshtë që në objektivin e saj shndërrohen në fragmente të një historie më të madhe.

Këto fotografi nuk janë thjesht imazhe, por përjetime të mbledhura ndër vite, të ekspozuara më parë edhe në skena ndërkombëtare, e që sot rikthehen në vendlindje me një dimension të ri emocional. Ekspozita është çelur në 30 prill në Galerinë “ODA”, një hapësirë arti me një histori të veçantë: dikur shtëpia e prindërve të artistes, sot një pikëtakim për krijues nga e gjithë bota. Prej pesë vitesh, kjo galeri ka mirëpritur artistë të ndryshëm, duke e kthyer kujtesën familjare në një laborator të gjallë arti.

Kuruar nga artisti i njohur shkodran Fatmir Juka, ekspozita vjen si një festë e dyfishtë: përvjetori i galerisë dhe një rikthim i fuqishëm i artistes me një projekt personal.
Paralelisht me fotografinë, Rozafa Shpuza ka prezantuar pak javë më parë edhe librin e saj më të ri me poezi, “Vetimat e shuejnë inatin n’Bunë”, ku fjala bëhet pasqyrë e së njëjtës botë që kapet në imazh, një laborator kujtese dhe reflektimi ekzistencial.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!