Pas “aventurës” së shkurtër, 1-vjeccar, tek anglezët e Nottingham Fortest, anësori brazilian i mbrojtjes së Atletico Madrid, Renan Lodi do të transferohet te “gjigandët” francezë të Marseille, me këta të fundit që kanë blerë në mënyrë përfundimtare kartonin e 25-vjeccarit.
Bordi i francezëve do të paguajë vetëm 13 milionë euro për kartonin e brazilianit, 7 më pak se vlera reale e kartonit të tij, sipas ekspertëve, mirëpo “los colchoneros” kanë vendosur një klauzolë në kontratë, e cila i lejon të marrin 20% nga shuma totale e shitjes së lojtarit në të ardhmen.
Ndërkaq, ditën e nesërme braziliani do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te klubi i ri e më pas do të nënshkruajë kontratën me francezët. /i.m /abcnews.al