Rama për programin në shëndetësi: Gjatë mandatit të katërt kemi vendosur dhe dua të shpjegoj qartë se nuk janë premtime në hava por kalkulime. Programi ynë qeverisës është hulumtuar me detaje, nga skuadra e ministrit tonë të financave dhe ka marrë aprovim. Do investojmë 300 milionë euro në strehim, për 50 mijë dyer, për ciftet e reja, profesionistët që duam të mbajmë në Shqipëri dhe ata që duan të kthehen nga emigrimi. Do investojmë duke nisur nga Kampusi I Durrësit në Kampuse Universitare rezidenciale.
Kur morëm detyrën 250 mln euro total ishte buxheti I shëndetësisë, sot është 760 mln euro.
1 mld euro nga buxheti, shëndetësia dhe mbrojtja sociale. Kemi ndërtuar nga e para 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca, në Shqipërinë 2030, të gjitha qendrat do jenë plotësisht të rindërtuara.
Jemi qeveria e parë që kemi ndërtuar spitale të reja, dhe nuk kemi ndërtuar një e dy, 50 spitale, pa folur për pajisjet që janë të reja dhe uniformat e mjekëve. Mjaft të shihni në cdo qark historikun e spitaleve, kur janë ndërtuar dhe kur janë investuar për herë të fundit, para se të vinim ne në qeveri. Spitali I Korcës, ka 100 vjet. Të tjerët në vitet 50 – 60. Gjatë mandatit të katërt QSUT, marrëveshje me disa nga qendrat më të mira të botës. E kemi nisur me qendrën e Izraelit, edhe sot që flasim një numër mjekësh janë atje në trajnim intensiv, për të kthyer onkologjikun në pikë referimi për të qenë krenar.. Shumë shpejt do kemi partnerëët e duhur, QSUT do jetë pika e duhur ku shqiptarët mos nisen jashtë për të marrë një shërbim spitalor, do jetë prestigj ndërkombëtar i Shqipërisë për shërbimin shëndetësor.
Cmimet e barnave janë ulur me 30 % nga viti kur ne morëm detyrën. Kemi bërë një politikë, të heqjes së TVSH mbi barnat. Kemi dyfishuar fondin për barnat e rimbursueshme. Janë 210 mijë pensionistë që përfitojnë 100% barna të rimbursueshme ndërsa 600 mijë qytetarë, vijojnë të marrin shërbimin falas edhe pse nuk kanë paguar sigurimet shëndetësore.
Paga e mjekëve ishte 490 euro, në 2024 mesatarja 1670 euro. Në Shqipërinë 2030 duam të prekë tavanin e 2000 euro.
Vijmë te infermierët, 800 euro sot. Në të gjitha këto paga ka një ndryshim të madh, nuk kanë barrën që kishin. Infermierët, 10 % ia jepnin kënetës.
Urgjencat mjekësore, kur morëm detyrën figuronin 100 autoambulanca në inventar, pjesa dërrmuese vite pa lëvizur. Kemi krijuar një flotë me 320 ambulanca të reja, kemi ngritur një urgjence shembullore dhe gjithë thirrjet përfundojnë menjëherë në veshin e urgjencës dhe është e rregjistruar edhe kur u nis autoambulanca dhe kur arriti.
Check up, sa i baltosur nga këneta aq i dëshiruar ishte nga populli. Në mandatin e katër ulim moshën e përfituesve. Kemi 4 fishuar shërbimet e përkujdesjes sociale.Duam të zgjerojmë rrjetin për fëmijët me aftësi të vecanta. abcnews.al