Rrjedhin votat nga opozita? Bajram Begaj Presidenti i ri i Shqipërisë, si u ndan votat e deputetëve

schedule19:03 - 4 Qershor, 2022

schedule 19:03 - 4 Qershor, 2022

Tiranë – Me shumicë votash Bajram Begaj, është zgjedhur Presidenti i 8-ë, i Republikës së Shqipërisë. Nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë  Bajram Begaj mori 78 vota pro dhe 4 vota kundër dhe një abstenim ndërsa i duheshin vetëm 71 për të zëvendësuar Ilir Metën.

Në procesin e votimit morën pjesë 83 deputetë, nga të cilët 74 ishin nga mazhoranca. Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpetim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho ndërsa në votime morën pjesë edhe tre deputetë të PSD.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!