Dosja “Plumbi i Artë. Në dëshminë e tij në GJKKO Erion Alibej ka zbërthyer një sërë ngjarjesh kriminale. Ai ka treguar për vjedhjen e 2 kg kokaine, në Itali. Sipas tij Suel Çela i kushte vjedhur Hajdar Çopjes 2 kilogramë kokainë.
Gjithashtu ai ka treguar një sërë ngjarjesh si edhe njohjet me Suel Çelën, Hajdar Çopjan si edhe përplasjet lidhur me trafikun e drogës.
“Jemi familje e respektua në qytet, ishte vëllai që emigroi në fillim në Greqi, pastaj në Itali, nga 2006 deri në 2018 , është marrë me punë të paligjshme trafikant droge, un s’u përzieva u kujdesa për familjen se kisha nënën e sëmurë, Endriti është marrë vetëm me drogë, në 2009 shkoi në Holandë, vëllai im ishte 2 vjet më i madh, unë në 2010-tën shkova në Itali me marrë ilaçe për 2 jave. Endritin e kërkonte Italia gjatë kësaj kohe, ditën e fundit që do kthehesha me arrestoi policia dhe u dënova 3 vite e 4 muaj sikur isha pjesëtar i grupit megjithëse s’kisha lidhje.
Pasi u lirova në 2012-en Endriti ishte sërish në Holandë dhe më dërgoi një vajze që më mori, shkova në Rotherdam, e gjeta me Hajdar Copën, njohje e hershme, me tha Endriti donte ta ndihmonte se s’ka. Kishte ardhë në Holandë sa të gjende një shtëpi. Endriti kishte baze dhe në Angli, un kisha shumë kohë pa fol dhe e taku Suel Çelën për shkak të një hatërmbetje në lidhje me Arjan Spahiun për trafikun e drogës.
Një ditë me tha Endriti po vjen tek shtëpia Sueli me Sokol Sanxhaktarin, un nuk doja ti takoja, Sueli e fillojë hershëm trafikun ne Itali ku dhe u arrestua, në Itali Sueli i vodhi Hajdar Çopjas 2 kg kokainë.
Sueli shoqërohej me Klodian Çopjan që Hajdari e kishte kushëri të dytë. E ndihmova Suelin pas arrestimit, kur ishte në arrest shtëpi, shkoi Arjan Spahiu e mori, hyri nga Franca e nxori. Sueli i kishte borxh Arjanit për gjysmë kile kokainë, hyra un garant për këtë gjë që mos t’u zinin”, ka thënë ai.
Më tej Erion Alibej ka rrëfyer: Në qytet filluan intrigat, fjalët sikur Sueli kishte shtyrë një person me plagos dajën tim. Sueli është marrë gjithmonë me aktivitet kriminal, përveçse me drogë dhe në këtë periudhë kishin përplasje me grupin Çapja. Një konflikt i hapëm i fiseve, me Ardian Çapjan, Florenc Çapjan , Bledar Mucën. Pasi erdha në Shqipëri, ishim tek lokali dajës, kaluan me range rover Sueli, i ati tij dhe Sokol Sanxhaktari, Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit, hajde pak tek tregu, i thash Suelit s’ke turp që drejton gishtin, i fola rëndë, doli Sokol Sanxhaktari m’tha “o Erion ca po flet”!? Ishte koha që ky merrte njerëz i dhunonte te tregu. Shkuam tek shpia Suelit ishte dhe e ëma vet aty, pasi u ulëm, Sueli i tha Endritit na ka ndodh një problem me punën e rrugës që kishin për një ngarkese, dhe na e kanë ba ca rumun që janë të Hajdar Çopes, po ai e mohon dhe thotë që ka lidhje Endriti dhe për këtë dosja te pyesja. Endriti qeshi ironikisht dhe i tha skam lidhje me këtë pune. Ndërhyri Sokoli Sanxhaktari dhe i tha Suelit “ ha e dak a të thash që ata quksat për Çopjat”. Shkova takova të emën e Suelit, Hanën, u përlot më përqafoi, se kam pas shku te shpia kur Sueli ishte burg Itali.
/abcnews.al/