Nga nesër nis dhënia e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID në Kosovë

schedule10:42 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 10:42 - 8 Dhjetor, 2021

Duke filluar nga dita e nesërme në Kosovë do të nisë dhënia e dozës të tretë të vaksinës antiCOVID. Ky është vendimi i marrë nga Ministria e Shëndetësisë. Doza e tretë do të jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë”, raportohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH’së, dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura. Qytetarët do të njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS, emaili dhe njoftimeve publike. Duke konsideruar që vaksinimi është mënyra më efektive për të kufizuar dhe ndërprerë përhapjen e virusit dhe për të arritur mbrojtjen e popullatës, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë qendrat dhe ekipet mobile të vaksinimit kudo në Kosovë për t’u vaksinuar sa më parë kundër COVID-19.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!