Një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë për mbajtjen e maskës më detyrim në ambientet e brendshme, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka kujtuar rregullat e vendosjes së barrierës mbrojtëse. Në mesazhin sensibilizues të shpërndarë nga ministrja tregohen hapat e vendosjes dhe heqjen së maskës mbrojtëse.
“Mos harroni maskën dhe barrierën mbrojtëse kur dilni nga shtëpia. Ajo është e detyrueshme në çdo ambient jashtë shtëpisë. Lani, dezinfektoi duart para se ta vendosni dhe pasi e hiqni maskën. Kujdesuni që të mbuloni hundën dhe gojën me maskë. Lani barrierën mbrojtëse prej tekstili rrugullisht. Vendose maskën, ruaj shëndetin, shpëtoi jetë”, thuhet në mesazh./mv. abcnews.al
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/1040514079740688/