Nga Nënë Tereza te Dua Lipa, piktori shqiptar në Austri nderon figurën e gruas shqiptare

schedule15:51 - 14 Shtator, 2020

schedule 15:51 - 14 Shtator, 2020

Piktori shqiptar në Austri, Gazmend Freitag ka vlerësuar figurën e gruas shqiptare me krijimtarinë e tij duke i kushtuar 10 portrete.

Përmes kësaj pune, ai bën thirrje për drejtësi dhe barazi gjinore në Shqipëri.

Piktori i njohur ka deklaruar se e gjeti muzën e tij, duke portretizuar gratë shqiptare që dhanë dhe japin ende art, kulturë, humanizëm, paqe dhe mirësi. Këtu mund të përmendim Nënë Terezën dhe deri te Rita Ora e Dua Lipa.

Përmes ngjyrave dhe fotografive ai jep me të vërtetë detajet që bëjnë diferencën, duke sjellë brishtësinë e bukurisë femërore. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!