Nga miqësia me Fadil Hasën te njohja me gruan, rrëfehet Muharrem Hoxha

schedule09:06 - 12 Shkurt, 2024

schedule 09:06 - 12 Shkurt, 2024

Aktori i njohur, Muharrem Hoxha ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën dhe karrierën e tij në emisionin “ABC e Mëngjesit”. Ai ka treguar gjithçka, nga miqësia e ngushtë me të madhin Fadil Hasa, familjarët e internuar, hapat e parë në aktrim dhe deri te njohja me bashkëshorten.

Ndër të tjera, aktori ka theksuar se gjatë këtij udhëtimi 40-vjeçar në art ka kaluar shumë vështirësi.

“Unë kam lindur në Tiranë në lagjen dibrane. Jam 73 vjeç. Unë kam kujtime të mëdha me Fadil Hasën. Ai më ka rritur. E kam njohur, sapo mbarova ushtrinë. Puna jonë po nuk pate një të të shtyjë, nuk bën dot para. Unë kam ndërruar 8 ndërmarrje, ku shkonte Fadili, shkoja dhe unë. Shkoja me Fadilin, se nuk më fusnin profesionist.

Unë me gruan, jam njohur me shkesë. Shkesi ishte halla ime. I kam pasur të gjithë me humor, si hallën dhe babin. Dy xhajet dhe hallën i kam pasur të internuar.  Kjo më ndikoi shumë, pasi nga 7 ndërmarrje, asnjëra nuk më merrte në punë. Prandaj, më merrte Fadili me vete kudo”, rrëfeu Muharrem Hoxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!