Nga miq në burrë e grua, historia e bukur e çiftit: Blinim bashkë dhurata për vajzat e tjera

schedule09:12 - 2 Shkurt, 2023

schedule 09:12 - 2 Shkurt, 2023

Ermela Muçaj dhe Renato Drekaj janë një çift mjaft simpatik me një histori të bukur dashurie, të cilën e kanë treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”.

Ata kanë zbuluar se kanë qenë shokë prej një viti, madje Ermela e ndihmonte Renaton t’i blinte dhurata të dashurave të tij, derisa një ditë gjërat ndryshuan. Miqësia e tyre u kthye në dashuri dhe gjithçka mori tjetër drejtim.

 “Në fillim punonim te një restorant, sa kishte ardhur kjo. Unë kisha 2 vjet që punoja aty. Me thënë të drejtën nuk më ka shkuar mendja me u lidh me të apo me pas diçka, thjesht e kam ndihmuar për punë. I kam qendruar mbrapa dhe kështu kemi qene për 1 vit. Ja thosha gjithçka, që bëja.

Ne nuk e kishim kuptuar, por shokët po. Me kalimin e kohës e kuptova, më ka pëlqyer serioziteti i saj”, u shpreh Renato.

Nga që e kam njohur Renaton si shokë dhe isha shoqja e ngushtë që dija gjithçka për të. Ishte shumë don zhuan. Isha shoqja e ngushtë dhe bëja komentet për gocat që ngacmonte. Madje, blija dhurata për to.

Për një vit, nuk kishte asgjë, vetëm shoqëri. Kur e pash që ndryshoi për mua, mendova t’i jepja një mundësi. Kur e përqendroi vemendjen te unë, ndryshoi. Filloi të më gjuante me mënyra të tjera, ndryshe nga çfarë e kam parë unë me vajzat e tjera”, tha Ermela./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!