Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Nga Miamari në Vlorë për të punuar, 20-vjeçarja: Më mungon familja, por do vijoj të qëndroj në Shqipëri

schedule20:45 - 17 Gusht, 2026

schedule 20:45 - 17 Gusht, 2026

Mia, 20-vjeçarja nga Myanmar, prej dy vitesh jeton e punon në Shqipëri, konkretisht në Vlorë. Gjuhën shqipe thotë se e ka përvetësuar duke punuar.

Për “Summer Time Show”, në ABC News, ajo shprehet se i pëlqen Shqipëria dhe se do të vijojë të qëndrojë këtu.

“Gjuhën shqipe e kam mësuar duke punuar. Më pëlqen këtu në Shqipëri. Jam në sezonin e tretë këtu. Fjala shqipe që më pëlqen më shumë është ‘zemër’, e përdor për një njeri të dashur, po ashtu edhe ‘shpirti’.



Më mungon sigurisht familja ime, po nuk kam asnjë plan rikthimi. Do të qëndroj këtu të paktën edhe një vit dhe do të planifikoj për më vonë. Për momentin, do të jem këtu edhe për një vit tjetër”, thotë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!