Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama u ndal edhe në sektorin e arsimit. Rama tha se brenda 2027 do të arrihet objektivi për 1000 laboratorë inteligjentë, ndërsa renditi projektet për vitin e ardhshëm
“Dy fjalë, lidhur me arsimin. Më vjen mirë që kemi bërë hapa të rëndësishëm këtë vit në arsim. Duke nisur nga fuqizimi I sistemit të teknologjisë në dispozicion të nxënesve. Ka shkuar në 350 numri laboratorëve inteligjentë. Do punohet për të patur 1000 brenda vitit 2027. Që do të sjellë një bazë shumë ndihmëse dhe domethënëse për të gjithë fëmijët dhe ndënësit. Ndërkohë ka vijuar ndërtimi infrastrukturës arsimore.
Ka nisur projekti i transportit, besojmë se duke nisur nga sezoni i ardhshëm arsimor do të futen në të gjithë sistemin. Është nënshkruar marrëveshja për smart city. Projekti francëz në Korcë, ka avancuar pozitivisht është bërë gati struktura dhe është përfunduar edhe projekti i zbatimit të ndërtesës. Ndërkohë është dyfishuar numri i oficerëve të sigurisë në shkolla. 839 është numri I punonjësve sociale, mekanizëm për komunik të drejtpërdrejtë mësues nxënës.
Ka nisur rishikimi i kurikulave. Klasat I, VI dhe X nisin me kurikul të re vitin e ardhëm. Në arsimin e lartë janë bërë investime që vijojnë. Ka përfunduar faza e parë për studiot që do marrin pjesë në konkursin për universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, janë 40 kompani që kanë shprehur interes. Vijon transformimi i Bujqësorit në Tiranë, për diploma te njehsuara me Universitetin e Bokut. Janë 252 projekte, ku numrin më të madh e ka Universiteti i Tiranës. Jemi në një fazë të re edhe për reformën në shërbimin shëndetësor dhe përsimin e menaxhimit të spitaleve,” – u shpreh Rama./abcnews.al

