Nga kruajtja e hundeve tek “ma nxirr pak qenin”, çfarë s’u pa nga bëmat e deputetëve gjatë mbledhjeve online

schedule11:56 - 11 Maj, 2020

schedule 11:56 - 11 Maj, 2020

Maxhoranca dhe opozita në dy muaj të punës së tyre onlinë, për shkak të Pandemisë së Covid-19 miratuan dhjetra projektligje, akte, vendime, marrëveshje madje dhe ndryshime të rëndësishme siç ishin ato në Kodin Penal.

Larg vëmendjes së publikut dhe syrit të medias, komisionet parlamentare të cilat janë organet e para vendimarrëse përpara kalimit të ligjeve në parlament u mblodhën virtualisht.

Abc News vëzhgoi atë që ka ndodhur në këto mbledhje dhe seriozitetin me të cilin ligjvënësit e kanë trajtuar pozicionin e tyre në raport me përgjegjësinë që kishin në kohën kur e gjithë vëmendja ishte tek Covid-19.

Ky është deputeti i opozitës së re, Arlind Çaçani. Pavarësisht relaksimit dhe qëndrimit të tij në timon, ai merr pjesë në një mbledhje komisioni në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka të drejtë vote.

Por ai nuk është i vetmi deputet që mbledhjet e komisionit i ndjek nga automjeti i tij.

Kaosi dhe mungesa e seriozitetit kanë shoqëruar shumë prej mbledhjeve online.

Rudina Hajdari përgjatë një mbledhjeje të Komisionit të Integrimit se sa voluminoze janë draftet për të cilat ata po votonin me procedurë të përshëpejtuar.

Por ndyrshe nga Hajdari mendoi ish-ministrja Kumbaro, e cila foli për një periudhë ideale leximi gjatë karantinës.

O kemi kohë tani për të diskutuar dhe lexuar o nuk e kemi patur ndonjëherë“, shprehet ajo.

Dhe votimi për këto ndryshime ligjore gjithashtu prodhoi kaos.

Edhe pse rregullorja e Kuvendit ndryshoi pikërisht për t’i treguar deputetëve se duhet të zgjedhin sfondet nga ku do të japin mendimin e tyre për ligjet në kuvend shumë prej tyre nuk e respektuan rregulloren.

Kreu i Konsevartorëve, Gjuzi problemin e ka me shqiptarët që e gjykojnë për votat majtas.

Disa kolegë të tjerë dhe shqiptarë më akuzuan se votoj të gjitha ligjet e Ramës“, ankohet Gjuzi.

Por mbledhjet e komisioneve krahas tensionit kanë pasur edhe shfaqje të forta dashamirësie dhe komplimentash mes kolegëve.

Deri në kohën që deputetët do t’i rikthehen sallës së Kuvendit, takimet e tyre vendimarrëse online për miratimin e ligjeve dot ë vazhdojnë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!