Revista e njohur e udhëtimeve Wanderlust i ka kushtuar një artikull të veçantë Shqipërisë dhe mundësive të pafunda të turizmit që ofron vendi ynë.
Wanderlust ndalet te përvojat autentike që ofrojnë komunitetet lokale, gjurmimi i natyrës së egër në parqe kombetare e laguna e deri te qytetet historike apo jeta baritore në male, e madje edhe rituali i vjetër i leximit të kafesë turke.
Wanderlust thekson se si Shqiëpria po përballet me një popullaritet të ri, pas dekadave të gjata të izolimit në komunizëm.
Autorja e shkrimit thekson se vetëm në vitin 2023, vendin e vizituan mbi 10 milionë turistë, trefishi i popullsisë, shumica për pushime të lira në bregdetin Adriatik.
Më tej vihet në dukje se si qeveria po orienton turizmin drejt përvojave komunitare, natyrës së mbrojtur dhe trashëgimisë kulturore.
Një pjesë e veçantë i kushtohet Tiranës, e cila ka dalë nga grija e ndërtesave sovjetike dhe është transformuar si qytet. Po ashtu Bunkeret janë kthyer në muze si Bunk’Art, ndërsa Piramida e Tiranës është shndërruar nga monument diktatorial në hapësirë publike moderne.
Ndërkohë Berati, i mbrojtur nga UNESCO, ruan arkitekturën osmane në disa lagje dhe pamja e tij e justifikon plotësisht nofkën “Qyteti i një mijë dritareve”.
Nga ana tjetër bregdeti i Vlorës, pjesë e “Rivierës Shqiptare”, tërheq masa turistësh. Parku Detar Karaburun-Sazan ruan koralet, livadhet detare, breshkat, delfinët dhe fokën e rrallë mesdhetare. Autorja tregon se si vizita te një çift barinjsh ofron raki, gatime tradicionale dhe muzikë me fyell, duke treguar një mënyrë jetese që i reziston kohës./abcnews.al



