Këngëtari shqiptar, Julio Imeri që bëri bujë me pjesëmarrjen e tij në ‘The Voice Of Greece’, në një lidhje direkte për “ABC e Mëngjesit”, ka treguar fillesat e tij si këngëtar.
Imeri tregon se pasionin e tij nisi si fillim ta ushtronte në rrugë por më pas ishte vëmendja që ai mori dhe një mesazh në Instagram që e bëri të ndryshonte mendim dhe të merrte pjesë në skenën e The Voice.
The Voice ishte skena e parë për mua pas rrugës, ai shprehet se ka zgjedhur që të këndojë në rrugë në Greqi pasi ishte kostoja dhe fakti që moti ishte më i favorshëm për të kënduar në çdo stinë.
“E nisa duke kënduar në rrugë në Greqi, pas gjashtë muajsh u ktheva dhe në Tiranë aty filloi më shumë vëmendja ndaj meje nga mediat, mora pjesë në The Voice. Për të marrë pjesë më këtë aktivitet nuk ishte vendimi im, por një ditë kur po këndoja në qendër të Athinës dhe më morën instagramin dhe më shkruajti dhe aty nisi gjithçka. Momentin që është kthyer Elena Paparizo ishte një gjë e veçantë dhe shumë emocionuese për mua pasi ajo i përzgjidhte konkurrentët. Skena e Thë Voice ishte skena e parë që unë kam marr pjesë”, ka thënë Imeri.
Ndër të tjera ai ka folur edhe në lidhje me jetën e tij private dhe për bashkëshorten greke që thekson se është një shtysë e madhe në rrugën e muzikës pasi dhe ajo është këngëtare.
Ai ka treguar dhe në lidhje me familjen, ku pas ndarjes së prindërve kur ai ishte vetëm një vjeç ka treguar se është takuar me nënën e tij kur ka qenë 16 vjeç.
“Nëna më ka lënë kur kam qenë vetëm 1 vjeç, pasi u nda nga babai dhe ajo shkoi dhe u vendos në Greqi. Unë e kam takuar më pas atë në moshën 16 vjeçare. Nëna dhe shpërngulja e familjes nga babi shkuan në Greqi dhe kjo ishte një shkak që më bëri që të mendoj jetën në Greqi”, ka thënë ai./abcnews.al