Nga Kamza në Kukës, Meta fushatë me emrat e PD/ Kreu i PL-së ngre çështjet sociale, jo “revolucionare”

schedule11:52 - 25 Shkurt, 2023

schedule 11:52 - 25 Shkurt, 2023

KUKËS – Në fillim Luçiano Boçin për Elbasanin, më pas Arjan Hoxhën për Kamzën dhe këtë të shtunë Admir Sinamatin për Kukësin, me radhë Ilir Meta ka prezantuar kandidatët e “Foltores”, për zgjedhjet e 14 majit, këto ditë. Në të gjitha rastet, kandidatët e Berishës, janë duke u prezantuar me logon dhe flamurin e Partisë së Lirisë.

Fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht, dhe Berisha nuk ka nisur takime me kandiatët e tij të Primarve, duke u fokusuar te revolucioni i tij.

Dhe kandidatët janë duke u prezantuar ndërkohë me stemën e Parisë së Lirisë, gjë që ngre dyshime se Berisha mund të pranojë fatin e mundshsëm të humbjes së vulës më 3 mars dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet me logon e Metës, që ka nisur fushatën edhe pse më shpejtë se e parashikon kodi zgjedhor.

Në Kukës sakaq, Ilir Meta përmendi problemet që i shqteësojnë më shumë qytetarët, si çmimet e larta apo largimi i të rinjve nga vendi.

Ndryshe nga Berisha që flet për revolucion e përmbysje, Ilir Meta në fushatën që ka nisur, duket më konstruktiv, më racional e më me këmbë në tokë e më afër prolemeve që i prekin qytetarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!