“Nga java e tretë e janarit bien numrat”, ekspertët: Cili është lajmi i mirë që vjen me Omicron-in

schedule12:24 - 10 Janar, 2022

schedule 12:24 - 10 Janar, 2022

Varianti “Omicron” i koronavirusit është duke u përhapur me shpejtësi thuajse në të gjithë botën, por dukshëm por rezulton më i lehtë se Delta. Në një lidhje direkte me “Abc Live” me Sibora Bitrin, epidemiologu shqiptar në Spanjë Kita Sallabanda u shpreh se të dhënat e para tregojnë se Covid-19 ka filluar të humbasë forcë.

Mjeku duket optimist se dhe për disa muaj, virusi mund të kthehet në diçka endemike.

“Po shkakton shumë infeksione, por shumë më pak vdekshmëri dhe shtrime në spitale.”

Veçse shkakton sëmundshmëri më të lehtë se variantet e tjera, mesa duket ky variant i koronavirusit ka aftësinë edhe që të “devijojë” testet e shpejta.

Epidemiologu Fabian Cenko shpjegon se është e vërtetë që testet e shpejta kanë aftësi zbuluese më të ulët ndaj “Omicron”.

“Për të diferencuar variantin kërkohet sekuencimi gjenetik, se cila është renditja gjenetike e variantit… Sa i përket diagnostikimit, për ta dalluar nga virozat e tjera, vijojmë të përdorim testet e shpejta antigjenike. Është vënë re, që testet e shpejta, ata që marrin përgjigje 10-15% kanë aftësi zbuluese më të ulët, krahasuar me variantet e mëparshme. Kjo varet edhe nga cilësia e testit.”

Nga studimet e bëra deri më tani rezulton se varianti i ri prek më kollaj të paimunizuarit, Sallabanda tregon edhe disa nga karakteristikat e Omicron  që janë vënë re në Evropë deri më tani.

  • Omicron shtron në spital të pavaksinuarit
  • Shtron në spital më tepër femra sesa meshkuj
  • Shtron në spital kryesisht moshat e reja
  • Mortaliteti është 90% më i ulët sesa varianti Delta

Megjithatë, edhe pse më i lehtë, varianti “O” fut në kolaps sistemet shëndetësore pasi numri i pacientëve që shfaqen me simptoma është kryesisht i madh. Ajo që dihet deri më tani është edhe fakti se dy doza të vaksinës  anti-covid mund të mos jenë të mjaftueshme, dhe kapaciteti mbrojtës rritet me dozën përforcuese.

Kita Sallabanda parashikon po ashtu, se mund të themi që nga prilli Covid-19 mund të kthehet në një sëmundje endemike.

“Mendohet që Omicron në vendet e Evropës është rritur në mënyrë eksponenciale dhe do të bjerë në mënyrë eksponenciale… Nga java e tretë e janarit do të bjerë. Mendohet që nga prilli Covid-19 të kthehet në sëmundje endemike…” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!