Nga Franca: PSG arrin marrëveshjen me yllin e Napolit

schedule15:15 - 8 Gusht, 2022

schedule 15:15 - 8 Gusht, 2022

Është një shkëndijë që ka lindur mes PSG dhe lojtarit të Napolit, Fabian Ruiz.

Sipas “L’Equipe”, ylli i Napolit i ka thënë po klubit francez, i cili u rikthye në skenë për të mposhtur konkurrencën për lojtarin spanjoll. Lojtarit i skadon kontrata në qershor 2023 dhe ka refuzuar të gjitha propozimet për rinovim.

Tani PSG duhet të merret me Napolin. Klubi i De Laurentiis vlerëson Fabian Ruiz rreth 30 milionë euro, francezët kanë përgatitur një ofertë prej 25 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset./ h.ll/abcnews.al