Në podcastin e kryeministrit Rama, Ogerta Manastirliu, kandidate e PS në Bashkinë e Tiranës, u kthye pas në kohë, ndërsa hapi faqe të librit të ‘jetës’ së saj, duke nisur nga fëmijëra, emigracioni, e më tej vitet në gjimnazin ‘Sami Frashëri’.
“ Jeta ime pak a shumë përshkon një trekëndësh të qytetit, mes shtëpisë, shkollës dhe shtëpisë së gjyshes. Ka qenë një fëmijëri e bukur.
Shkolla më pëlqente shumë, nxënëse e mirë, pore dhe aktiviste e mirë. Gjimnazi ka qenë i mbushur, edhe pse në një kohë të vështirë. Brezi ynë jetuam një periudhë të vështirë, atë të viteve të tranzicionit, ku familjet morën vendime për ne. në moshën 14 vjecare vajta në Itali ku bëra studimet një vit në Liceun klasik aty, por kisha lidhjen me familjen dhe lidhjen me vendin.
Dëgjoja situatën në Shqipëri, kaosin pasigurinë, duket se kisha lënë një pjesë timen, mendoja se duhet të kthehesha, s’mund ta lija familjen time.Vendimin për tu kthyer im atë ma la ta marr vetë. U riktheve me ndjesinë se këtu kisha dicka që nuk shkonte, por kishte shumë arsye që duhet të isha këtu. U ktheva te Sami Frashëri, periudha ishte e vështirë. 1997 ishte një traumë e shoqërisë që ne na ka shenjuar si brez. Nisa të ndjej se duhet të kisha një rol sado të vogël. I besoj shumë ëndrave dhe transformimeve të mëdha por besoj se punët e vogla sjellin transformime të mëdha.
Mbaj mend se shkonim në shkollë me qese plastike, kishte pasiguri të madhe por që u transformua në forcë për ne. brezi ynë është I rritur pak para kohe. Kemi luajtur shumë, kemi qenë inovatorë edhe mjete rrethanore. Mbaj mend që edhe pse ishte 1997, patëm mundësi të kishim një hapje drejt një realiteti tjetër. Rol të madh në formimin tonë kanë mësuesit. Na kanë dhënë shpresë, pavarësisht asaj që po kalonim kishte mundësi që të gjenim dritën e shpresës, dhe ajo ishte ushqimi më I madh që ne na ka dhënë shkolla” tha ajo.

