Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga e shtuna nis vaksinimi i “bluzave të bardha” në Vlorë

schedule11:33 - 13 Janar, 2021

schedule 11:33 - 13 Janar, 2021

Nga dita e shtunë pritet që të nisë vaksinimi anti-covid në Vlorë.

Gazetari i ABC Elton Nika tha se Pallati i Sportit dhe stadiumi i “Flamurtarit” janë dy ambientet e inspektuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe më pas do të vendoset se kush do të jetë më i përshtatshëm për të realizuar vaksinimin.

Ndërkohë mësohet se është në përfundim lista e parë e “bluzave të bardha” që do të vaksinohen. Mendohet se fillimisht në Vlorë pritet të mbërrijnë nga dita e shtunë, 30 ose 50 doza.

Inspektimet e realizuara janë dërguar në Ministrisë e Shëndetësisë dhe më pas do të vendoset për ambientin përfundimtar se ku do të realizohet vaksinimi anti-covid.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!