Nga djali i Sherif Merdanit te mbesa e Mentor Xhemalit, detaje nga koncerti që kujton emrat e mëdhenj të muzikës

schedule11:30 - 4 Maj, 2023

schedule 11:30 - 4 Maj, 2023

“Albanian Pop Rock In Memoriam” është koncerti që do të mbahet më datën 10 maj në Amfiteatrin e Liqenit. Pjesëmarrës do të jenë 16 këngëtarë të njohur.

Producentja e këtij eventi, gazetarja Kozeta Kurti ka ndarë detaje e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”. Ndër të tjera, ajo ka zbuluar se ky koncert do të jetë një kujtesë për disa nga artistët më të mirë shqiptarë që nuk jetojnë më. Madje, emrat e përzgjedhur kanë një lidhje të veçantë me artistët e mëdhenj.

Në përgjithësi unë jam përpjekur që në kastin e këngëtarëve të këtij viti të jetë mundësia që të jetë një frymë emocionale. Për shembull, për Sherif Merdanin këndon i biri, Geri, për Gent Demaliajn këndon Edea, e bija, për Mentor Xhemalin duet me Gerald Murrjan një tenor i ri në TOB këndon Shamsa Gega e cila është mbesa e Mentor Xhemalit, Aleksandër Gjoka këndon për Rudolf Stambollën sepse kënga që unë i kam zgjedhur Sandrit është një nga këngët e tij të rinisë së hershme, që e këndonte në vitet e ushtrisë. Ka një modesti shumë të jashtëzakonshme te artistët. Është edhe ky elementi modest brenda që unë e kam shumë qejf. Redon Makashi këndon për Françesk Radin se Redi ka kapur për herë të parë në   moshën 6-vjeçare kitaren e Françeskut, ka lozur me të”, u shpreh Kozeta./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!