Teksa jemi në nisje të sezonit turistik veror, në qytetin e Durrësit po ndodh një fenomen i ri.
Turistë nga Amerika Latine vizitojnë Durrësin dhe jo vetëm. Gjatë ditëve të fundit ka pasur një numër shumë të lartë turistëve nga Brazili, Meksika Kili dhe vende të tjera të Amerikës Latine.
Ajo që ata pëlqejnë më shumë është moti, pasi ngjason me kushtet atmosferike të vendeve të tyre.
Përpos bregdetit, ata kanë vizituar edhe monumentet historike të qytetit të Durrësit. Ata kanë rënë në kontakt me Shqipërinë, nëpërmjet faqeve në Internet.
Këto turistë kanë zgjedhur të mos rrinë në hotele, por në shtëpi private të cilat i gjejnë nëpërmjet “Booking”.r.t/abcnews.al