Nga Christine Hauser, The New York Times
Bazat e ceremonisë së përurimit presidencial janë të thjeshta:Presidenti i ri bën një betim prej 35 fjalësh në një datë të përcaktuar nga Kushtetuta. Por formula ka lënë shumë hapësira për risi.
Ndërsa inaugurimet kanë evoluar përgjatë dekadave, ato u bënë pika kthese në raport me traditën, të karakterizuar nga incidentet, inovacionet dhe gjestet spontane.Jimmy Carter kreu një gjest jashtë protokollit zyrtar, kur zbriti papritur nga limuzina e tij dhe eci në Avenue Avenue. Përurimi i Harry S.Truman në detyrë ishte i pari që u transmetua në televizion, ndërsa ai i Bill Clinton në vitin 1997 ishte i pari që u transmetua drejtpërdrejt në televizion.
Të mërkurën, përurimi i Joseph R. Biden Jr në detyrë, do të synojë të respektojë traditën, kundër sfidave të epokës së tanishme, përfshirë pandeminë dhe trazirat politike. Për herë të parë, procesioni drejt Shtëpisë së Bardhë do të zëvendësohet me një “paradë virtual”, në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e një virusi që deri tani i ka marrë jetën gati 400.000 amerikanëve.
Betimi
Betimi presidencial është i përfshirë në Kushtetutë:“Unë betohem solemnisht se do të kryej me besnikëri detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, dhe do të respektojnë maksimum Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.”
Secili president duhet të recitojë këtë formulë betimi. Kjo ka ndodhur 72 herë nga 45 presidentët e Shteteve të Bashkuara që i kanë paraprirë zotit Biden. Në vitin 1853 presidenti Franklin Pierce, ishte i pari që zgjodhi fjalën “pohoj” sesa “betohem” dhe e theu precedentin duke mos e puthur Biblën.
Ndërkohë Lyndon B.Johnson ishte presidenti i parë dhe i vetmi që u betua në bordin e avionit presidencial, pak orë pasi John F.Kennedy u vra më 22 nëntor 1963. Dhe ishte gjithashtu hera e parë që një ceremoni u drejtua nga një grua:gjykatësja Sarah T.Hughes e distriktit verior të Teksasit. Ajo përdori një Bibël që ndodhej në bord, përpara se avioni të nisej nga Dallas për në Uashington.
Fjalimi
George Washington ishte njeri fjalëpak. Fjalimi i tij i përurues në mandatin e tij të dytë përmbante vetëm 135 fjalë, duke hyrë në histori si më i shkurti i mbajtur ndonjëherë. Në vitin 1817, James Monroe u bë presidenti i parë që bëri betimin dhe mbajti fjalimin e tij në natyrë përpara godinës së Kapitolit. Deri tani William Harrison ka mbajtur fjalimin më të gjatë me mbi 10.000 fjalë në vitin 1841.
Vendi i ceremonisë
George Washington bëri betimin e tij në Sallën Federale në Nju Jork,dhe më pas mbajti fjalimin e tij brenda Sallës së Senatit. John Adams u inaugurua në Sallën e Dhomës së Kongresit në Filadelfia në vitin 1797. Në vitin 1801, Thomas Jefferson ishte i pari që bëri betimin në Kapitol.
Data
Dita e ceremonisë nuk ka qenë gjithmonë në janar. Kështu George Washington u betua më30 prill 1789. Në shekullin XIX-të, Kushtetuta përcaktonte datën 4 mars. Ndërsa në vitin 1933, ratifikimi i Amendamentit të 20-të përcaktoi se mandatet e presidentit dhe zëvendësit të tij përfundonin mesditën e 20 janarit. Presidenti i parë i përuruar në detyrë më20 janar ishte Franklin D. Roosevelt në vitin 1937. Ceremonia u ndoq nga një turmë e madhe njerëzish, pavarësisht reshjeve të shiut.
Tranzicioni
Në vitin 1837, Andrew Jackson dhe Martin Van Buren hipën së bashku në një karrocë në Kapitol për të shkuar në ceremoni. Ajo ishte hera e parë që një president në largim takohej me pasardhësin e tij. Një presidenti në largim nuk e ka të detyrueshme pjesëmarrjen në ceremoni. Më 1801, John Adams u bë presidenti i parë që iu shmang ceremonisë së betimit të pasardhësit të tij, Thomas Jefferson. Pasi ka kontestuar zgjedhjet e viti 2020 ishin vjedhur, Trump ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e së mërkurës.
Kapelja dhe poetët, tradita që kanë humbur
Kapelet cilindrike ishin shumë të preferuara në këto ceremoni. I fundit që e përdori në kohët moderne ishte John Kennedy në vitin 1961. Sot kjo praktikë është zhdukur. Kennedy ishte i pari që i shtoi një poet ceremonisë përuruese. Ai ftoi në podium poetin e famshëm amerikan Robert Frost, të lexonte vargjet e poezisë “Parathënia”, që e kishte shkruar enkas.
Bibla
Me kalimin e viteve, shumica e presidentëve u betuan me një dorë në Bibël. Disa zgjodhën një Bibël familjare, siç bëri Jimmy Carter. Ndërkohë Theodore Roosevelt nuk e përdori në vitin 1901 Biblën, por u betua me një “dorë të ngritur”.Obama përdori Biblën që i përkiste Abraham Linkolnit. Të njëjtën gjë bëri Trump në vitin 2017.
Vallëzimi
Presidenti James Madison dhe bashkëshortja e tij Dolley, nisën traditën e një pritjeje për të ftuarit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1809, ku ata kërcyen së bashku. Biletat për atë banketkushtonin4 dollarë, ose rreth 85 dollarë me kursin aktual.
Teknologjia
Në vitin 1921, Warren G. Harding ishte i pari që përdori një makinë në përurimin e tij. Pastaj nisën të përdoren limuzinat e hapura deri në vitin 1965, kur për arsye sigurie nisi përdorimi i limuzinave të mbyllura e të blinduara. Në vitin 1845, fjalimi inaugurues i James Polk arriti tek më shumë njerëz përmes telegrafit. Në vitin 1897, përurimi në detyrë i William McKinley u fiksua në një aparat fotografik, ndërsa ai i Calvin Coolidge në vitin 1925 u transmetua direkt në radio.
Familja
Disa ceremoni përuruese janë shndërruar në çështje familjare. Nëna e James Garfield mori pjesë në inaugurimin e tij në vitin 1881, duke krijuar një precedent. Në vitin1923, babai i Calvin Coolidge, gjyqtar në Vermont, administroi betimin e djalit të tij.
Ceremonia e parë e inaugurimit ku morën pjesë të dy prindërit e presidentit të zgjedhur ishte ajo e John Kennedy në vitin 1961. Dhe ceremonia e përurimit të George W.Bush në vitin 2001, ishte hera e parë dhe e vetme kur një ish-president, George H.W.Bush, mori pjesë në inaugurimin e djalit të tij si president. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

