Nga Besa, Stresi deri te Vesa Luma, të gjithë kundër prezencës së Goran Bregoviç në Shqipëri

schedule15:10 - 5 Gusht, 2021

schedule 15:10 - 5 Gusht, 2021

Këngëtari serb Goran Bregovic do të jetë një nga të ftuarit special të këtij viti në Festën e Birrës në Korçë.

Lajmin e kanë dhënë vetë organizatorët përmes një njoftimi, ku kanë treguar se nata kur do të këndojë Bregovic do të jetë kulmi i festës, duke i bërë prezantim të veçantë pjesëmarrjes së tij.

Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregovic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

LEXO EDHE: Këngëtari Goran Bregovic ftohet në Festën e Birrës në Korçë

Mirëpo, duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga figura të njohura të skenës shqiptare. Si pasojë reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, deri në bojkotimin e kësaj feste.

Fillimisht e para që ka reaguar ka qenë këngëtarja Vesa Luma, e cila përmes një postimi në Instaatory shkruante: “Jam e bindur që është një desinformatë”. E fill pas kësaj ka marrë një mesazh nga një ndjekës nga Shqipëria, i cili shkruan se shqiptarët e Kosovës duhet ta harrojnë luftën dhe tashmë të bëjnë paqe me serbët. Por ajo që e ka revoltuar më shumë artisten është se ndjekësi shprehet se serbët duhet të kishin vrarë më shumë shqiptarë të Kosovës.

Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë”, shkruan ndjekësi, teksa Vesa shkruan: “Si ka mundësi që më vijnë qindra mesazhe si kjo… a është e mundur? Jam totalisht në shok…”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i moderatores sportive, Eva Murati, e cila e ka deklaruar hapur do ta bojkotojë mbrëmjen ku do të jetë i ftuar këngëtari serb.

“NUK DO JEM ATJE KETE VIT! Nuk jam e semure me sindromen e Stockholmit!

Thuhet arti duhet te jete jashte politikes, po perse nga te gjithe kengetaret shqiptare, italiane, angleze etj. perse duhet te merret pikerisht nje kengetar serb qe me kenget e tij ka frymezuar serbet per krimet ne Kosove?!! Pa sens, pa logjike!!!!”, ka shkruar ajo.

Moderatorja Fatma Haxhialiu është shprehur gjithashtu kundër pjesëmarrjes së Goran Bregovic në festën e Korçës.

Përmes një postim në Instagram, ajo ka bërë një qartësim se çfarë është art dhe si ngatërrohet arti në Shqipëri. Madje ka arritur deri në atë pikë sa që u ka kërkuar qytetarëve të Kosovës të anulojnë pushimet në vendin tonë.

Sot, ne bote cancel culture, ku fansat anullojne koncerte dhe kompani gjigande prishin kontratat e imazhit me personazhe te medhenj, kur keta te fundit prekin qofte dhe me batute nje komunitet te caktuar, eshte gjeja me normale!
Sot me shume se kurre vleresohet me shume “te qenit njeri” perpara te qenit artist!

Sot, artistet masin mire cdo fjale, sepse njerezit nuk falin!!!
Njerezit ashtu sic e ngrejne, ashtu dhe mund ta fundosin nje artist, sepse artisti nuk jeton dot pa publik, merr fund!!!

Nderkohe … ne Shqiperi luhet Ceca e Arkanit dhe ftohet per te trazuar ujerat Kallashnikovi i preferuar i shkjaut!!!

Ka do zera qe flasin per art e se arti nuk ngaterrohet me politike, artin degjojani ne arena te tjera sa t’ju doje qejfi, po boll provokuat debate te liga qe ende lendojne plaget si dje!

Sa kohe nje artist nuk distancon artin e vet nga politika, atehere dhe arti i tij eshte po aq i felliqte!!!!
Varret jane akoma hapur, nenat e bijve te zhdukur pa varre jane ende gjalle, viktimat e perdhunimit, jetimet, te gjymtuarit po ashtu… sa turp per ty Shqiperi!

E per t’ju kthyer kultures cancel, une i kisha lut vellezerit e motrat e Kosoves te anullonin cdo pushim e cdo shpenzim ne nje vend, qe jo vetem nuk i respekton, por i ngul thiken ne plage ne menyren me te neveritshme!!“, ka shkruar Fatma.

Fjoralba Ponari gjithashtu ka shfaqur hapur zemërimin e saj në lidhje me ardhjen e Goran. Sipas saj, nuk konceptohet festimi e hareja me asnjë artist serb që ka bërë thirrje lufte me muzikën kundër shqiptarëve.

Pa një reagim nuk ka kaluar edhe reperi, Big Basta, i cili njëjtë si bashkëshortja e tij Vesa Luma nuk i kurseu komentet fyese për këtë që kishte ndodhur. “Meqë dërgoni mesazhe me kontekst urrejtjeje, lokalizma, apo ndasi krahinore, kam një mesazh më të qartë dhe më të denjë si reper, duke i dalë në krah në çdo sekond gruas sime dhe fjalës së saj kundër përkrahjes së shkaut. Të q***** Goran Bregovic”, ka shkruar ai.

Po ashtu, këngëtarja Besa Kokëdhima, ka bërë thirrje që të bojkotohet pjesëmarrja e Bregoviç në këtë festë pasi sipas saj, ai është një artist i mirë, po jo dhe njeri i mirë.

Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, ka shkruar ajo.

Një tjetër artist që reagoi kundër ardhjes së artistit serb është edhe i fejuari i Eni Koçit, këngëtari Genc Prelvukaj, i cili është shumë aktiv me revoltat e tij ndaj çështjeve të ndryshme aktuale. Ai e ka konsideruar këtë ftesë një abuzim që disa individë bëjnë me emrin e Shqipërisë.

“Në vitin 2006 artisti serb Goran Bregovic ishte shpallur qytetar nderi i Tiranës. Edi Rama i kishte dorëzuar çelsin e qytetit. E gjithë kjo, derisa në Kosovë gjendeshin kudo mbetje eshtrash të Shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës.

Rastet e fundit nuk janë të papritura, sepse shembulli është dhënë herët. Gjithsesi kjo nuk është Shqipëria. Janë vetëm disa individë që abuzojnë me emrin e saj”, ka shkruar Genci.

 

Edhe reperi Stresi ka zgjedhur ta bojkotojë këtë event, duke i bërë thirrje të gjithëve të ndjekin të njëjtën linjë

Bojkotoni festën e birrës në Korçë. Si mundet të ftohet një këngëtar serb që ka qenë pro masakrës të vëllezërve, motrave, nënave shqiptare të Kosovë”, ka shkruar Stresi në InstaStory.

Mirëpo, ajo që i ka surprizuar të gjithë është gazetarja Kozeta Kurti, e cila ndryshe nga personazhet e tjerë publikë që kanë shfaqur hapur zemërimin në lidhje me ardhjen e Bregovic, ajo duket se ka një tjetër mendim.

Pesë ditë më parë, gazetarja ka postuar në Instagram një video, ku artisti këndon. Videon e ka shoqëruar me një shkrim, përmes të cilit tregon se po e pret me padurim ardhjen e tij në Shqipëri. Kurti është shprehur se ajo do të jetë në radhët e para për të parë performancën e tij.

l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!