Nga Berisha, te Strakosha e Kumbulla: Si vlerësohen nga gazeta italiane

schedule12:56 - 11 Prill, 2022

schedule 12:56 - 11 Prill, 2022

Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha i mbajtën të paprekura portat këtë fundjavë në Serie A dhe kanë marrë vlerësime pozitive.

Kapiteni i Shqipërisë ndali Milanin e vendi të parë dhe “Gazzetta dello Sport” e ka vlerësuar me notën 6.5, duke vënë në dukje pritjet ndaj Calabria dhe Tonali.

Të njëjtën notë ka marrë edhe Thomas Strakosha, i cili bëri disa pritje të rëndësishme. Kryesorja ishte ajo ndaj Ostigard, kur ndeshja ishte 0-0.

Titullar një ditë më parë ishte edhe Marash Kumbulla, i cili u vlerësua me notën 6 nga gazeta italiane. 45 minuta për mbrojtësin, i cili doli pas Mourinho vendosi të shtojë forcat në sulm në pjesën e dytë. / abcnews.al