Nga bashkëpunimi me Nikolin Gurakuqin te Edit Mihali, pianistja Skënderi tregon momentin më të bukur në opera

schedule15:30 - 13 Qershor, 2024

schedule 15:30 - 13 Qershor, 2024

Pianistja e njohur, Silva Skënderi ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate” momentin e saj më të bukur në opera. Ajo ka veçuar në fakt disa çaste të rëndësishme me figura të shquara të skenës si Nikolin Gurakuqi apo Edit Mihali.

Mirëpo, Silva nuk nguroi të veçonte dhe një prej tyre, kur vendosi e vetme në skenë të gjithë veprën operistike të Don Xhovanit me katër akte.

Momenti më i bukur në opera, pavarësisht se të punosh me një regjisor si Nikolin Gurakuqi apo të kesh drejtuese artistike një figurë të shquar si Edit Mihali, apo të punosh si koncert-maestër me spalën e orkestrës që ka qene në atë kohë një violinist i shkëlqyer, Anton Berovski apo me të gjithë artistët që ishin të spikatur në skenë, si Gjergj Sulioti. Unë dhe Josif Gjipali kemi qene më të rinjtë që sapo filluam t’i afroheshim institucionit në atë periudhë.

Unë kam jetuar momente shumë të bukura, po momenti më i bukur ka qene kur një regjisor austriak erdhi në opera dhe vendosi disa kryevepra të muzikës operistike, si Don Xhovani dhe unë në një nga ato shfaqet kur ishin periudhat e grevave, kam luajtur të gjithë veprën Don Xhovanin vetëm me piano pa orkestër, të katërt aktet. Edhe kam qene e veshur me ato veshjet e kohës, ka qene një gjë e magjishme”, tregoi pianistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!