Nga Ankona në portin e Durrësit, sekuestrohen miliona euro

schedule16:02 - 24 Qershor, 2018

schedule 16:02 - 24 Qershor, 2018

Rreth 5 milionë euro dyshohet shuma e bllokuar në Portin e Durrësit brenda një makine që vinte me target nga Porti i Ankonas. Numërimi vazhdon akoma, ndërkohë që superoperacioni i organizuar nga policia dhe prokuroria, vazhdon për zbulimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë katër persona mes tyre dhe pronari i kompanisë së transportit të automjeteve janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.

Të shpërndara në pjesë të ndryshme të një mjeti Toyota Yaris, jo pak po milliona euro.

Shuma fillestare e dhënë zyrtarisht nga Policia e Durrësit ishte 3/5 milionë euro, por numërimi nuk ka përfunduar.

Procesi i gjithë do të ekzekutohet nga antikrimi ekonomik në Tiranë.

Besohet për bllokimin e rreth 5 milionë euro në portin e Durrësit gjatë një superoperacioni policie sapo mjeti zbriti nga trageti që vinte nga Ankona.

Ai ndodhej brenda një kamioni së bashku me 7 makina të tjera. Paraprakisht thuhet se Toyota ishte nisur nga Belgjika.

Preja e kartëmonedhave është 20- she, 50-she dhe 100-she. Policia ka arritur të shoqërojë katër persona deri tani, mes tyre shoferi i kamionit nga Durrësi, Edi Lika, i cili është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.

Policia dhe prokuroria nuk kanë dalë zyrtarisht për këtë operacion, kurse të enjten ishte lideri i opozitës, Lulzim Basha, ai që bëri një paralajmërim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!