Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror”, Rama: Rezultat i hapjes së konkurrencës

schedule17:00 - 19 Qershor, 2026

schedule 17:00 - 19 Qershor, 2026

Kryeministri Rama tha se aksesi i shqiptarëve në transportin ajror është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, duke e cilësuar këtë si një nga treguesit më domethënës të transformimit të sektorit të aviacionit në vend.

Sipas Ramës, kur qeveria nisi detyrën, vetëm 6.5 për qind e popullsisë shqiptare kishte mundësi të përdorte transportin ajror, ndërsa sot kjo shifër ka arritur në afro 40 për qind.

Ai e lidhi këtë zhvillim me hapjen e konkurrencës në tregun e fluturimeve pas përfundimit të koncesionit të mëparshëm, i cili sipas tij e bënte më të kushtueshëm udhëtimin nga dhe drejt Shqipërisë.



Rama theksoi gjithashtu se rritja e të ardhurave të qytetarëve ka ndikuar në shtimin e numrit të udhëtarëve që zgjedhin transportin ajror.

“ Dhe e fundit fare është që ne e kemi nisur këtë detyrë me vetëm 6.5% të popullsisë shqiptare që kishte akses në aviacion. Pra, vetëm 6.5% e shqiptarëve udhëtonin me avion ose mund të merrnin një avion kur ne e kemi nisur detyrën. Ndërkohë, sot që flasim, shifra ka shkuar në afro 40% e shqiptarëve që përdorin avionin. Është rezultat i hapjes së konkurrencës pas përfundimit të atij koncesionit të mëparshëm dhe të trashëguar, që e bënte të shtrenjtë, për hir të së vërtetës, fluturimin nga Shqipëria dhe për në Shqipëri, por pa diskutim edhe falë rritjes së të ardhurave të shqiptarëve, që është një fakt që mund ta diskutojmë dhe mund të diskutohet sipas dëshirës, por që, si çdo fakt, është i paluftueshëm nëse u referohesh të dhënave.

Falënderoj të gjithë dhe një falënderim të veçantë për ambasadoren e Kanadasë.

Nuk kam asnjë falënderim për përfaqësuesit e kompanisë. Përfaqësuesi i kompanisë ka ardhur këtu për të fituar para, edhe ne e mirëpresim dhe, patjetër, që na vjen shumë mirë, sepse sa më shumë të fitojë kompania, aq më shumë do të rritin fluturimet. Po falënderim nga unë, jo. Nuk keni bërë asnjë sakrificë, madje jeni dhe vonë, se duhet të kishit ardhur më përpara, por prapë jeni më përpara se ata që do të vijnë më mbrapa. Falënderimin e kam për ambasadoren, që ka bërë rrugë për të ardhur deri këtu. Dua të falënderoj të gjithë punonjësit e aeroportit, falënderoj të gjithë punonjësit e sigurisë, falënderoj gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që shërbejnë këtu në aeroport. Në të gjitha kuptimet, mund të them që edhe nga pamja e raporteve njerëzore aeroporti është një vend tjetër. Jo se nuk ka momente që nuk janë mjaftueshmërisht të kënaqshme në komunikim, por gjithsesi, kur mendon se deri dje vije në Shqipëri, futeshe në aeroportin e vendit tënd dhe të shikonte polici më keq sesa të shikonin policët e aeroporteve të vendeve të tjera, që edhe ata nuk të shikonin mirë, sot besoj që kemi arritur një sukses historik, sepse kemi policë të buzëqeshur. E paimagjinueshme deri jo shumë vite më parë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!